• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Unë nuk bëj dot shumicën, nuk është përgjegjësia ime

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është përgjegjësi e saj të sigurojë votat për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, e as për projetligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Osmani tha kjo është përgjegjësi e koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë të kenë 61 deputetë për të votuar.

“Është parim bazik i demokracisë që numrat për të kaluar një ligj i sponzorizuar nga qeveria duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës. As me kushtetutë as me ligj as me rregullore, kryetarja e Kuvendit nuk ka pergjegjësi për ta bërë shumicën e nevojshme. Sikur të isha kryeministre do të mund ta bëni këtë pytje, por unë nuk jam kryeministre, Pra, pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit i cili nuk po arrinë t’i ketë 61 deputetë që votojnë në favor të nismave që qeveria e tij I sponzorizon”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *