• |
ide | kryesore

Vritet në luftime futbollisti armen: “Dashtoyán është futur në listën e heronjve”

-Instant, Sport



Një lajm i tmerrshëm i shtohet atyre që vijnë nga fronti i Nagorny-Karabakh, por këtë herë prek botën e sportit, duke e tronditur atë. Një futbollist armen, që luante në divizionin e dytë të vendit të tij, për Alashkert-2, përpara se të merrte armën për të luftuar në front, ka mbetur i vrarë në rajonin separatist të Nagorno Karabakh.

Futbollisti Liparit Dashtoyán është vrarë në front, ku që nga fundi i shtatorit po zhvillohen luftime të përgjakshme mes forcave armene e azerbaixhane e lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Alashkert-2 në një komunikatë. “Dashtoyán është futur në listën e heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun. Prehu në paqe, ushtar”, thotë njoftimi.

Futbollisti 22 vjecar ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori, sipas asaj që bëjnë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *