• |
ide | kryesore

Zani Çaushi rikthehet në dyert e gjykatës, çfarë kërkon ish-kapobanda i Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani i Vlorës”, është rikthyer në dyert e Gjykatës së Korçës duke i kërkuar përllogaritje të viteve të burgimit.

Zani Caushi kërkon t’i llogariten ditët e paraburgimit në Tiranë, kur është arrestuar përpara se të shkonte në Burrel dhe nga burgu i Burrelit në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Sipas tij, nuk i është llogaritur koha e paraburgimit në vitet 98-99. Po ashtu edhe sipas avokatit të tij, Arben Lena, llogaritja e kohës së paraburgimit është bërë gabim.

Lena thotë se ka pasur gabime në llogaritje në të gjitha kohët e paraburgimit të tij dhe në veçanti të viteve 98-99, kohë kur Zani Çaushi është liruar për 1 muaj dhe është riarrestuar prapë.

Kujtojmë se pak muaj më parë ai iu drejtua gjykatës, duke kërkuar lirimin me kusht, një kërkesë që iu refuzua nga organet e drejtësisë.

Ish-kapobanda i Vlorës në vitin 1997 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë, për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *