• |
ide | kryesore

“40%-shat e Ramës”, premtim i përsëritur pas tre viteve për punonjësit e sistemit shëndetësor

Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave ka premtuar se do të ketë një rritje pagash me 40% për punonjësit e shëndetësisë dhe 15% për punonjësit në arsim. Kostoja e kësaj rritjeje do të jetë 8 miliardë në buxhetin e shtetit.

Të njëtin premtim kryeministri Rama e ka bërë që tre vite më parë, por është duke e risjellë në vëmendje sërish vetëm në përfundim të mandatit.

“Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh kryeministri, gjatë prezantimit të programit të ri në 11/09/2017, ndërsa shtoi se kjo rritje pagash përfshihet në programin e qeverisë së re.

Ai shtoi në atë kohë:

“Jemi të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjen ndaj mësuesve dhe mjekëve për rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Gjithashtu, të nxitim mjekët specialistë që të punojnë jashtë spitaleve rajonale apo spitaleve jashtë Tiranës”.

Për mësuesit rritja e parashikuar është vetëm 15%, edhe pse kryeministri ka shtuar se do të ketë pagë shtesë për orët ekstra, bonuse edhe për mësuesit që shërbejnë jashtë qendrave të banimit.



4 Comments

  1. Nje qeveri qe ne krizen me te thelle te buxhetit te shkaktuar nga shpenzimet e termetit dhe kovidit paska para per te rritur pagat,pas kater vitesh qe nuk i rriti asnje qindarke te vetme,ne te vertete e pranon me gojen e saj se deri me tani jua ka hequr mjekeve,infermjereve dhe mesuesve ato para qe duhej tu paguante.
    Pra,sot qeveria e provoi me aktin e saj se nuk ka rritur pagat 40 apo 15 perqind,por se per kater vitet e kaluara ua ka ndaluar me dashje mjekeve dhe mesuesve paga te pakten 60 apo 70 perqind me te larta se keto qe marrin tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *