• |
ide | kryesore

Albin Kurti kujton rënien e Millosheviçit dhe i fut një kunj edhe Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 20-vjetorin e rrëzimit të regjimit të Sllobodan Milloshevicit në Serbi kanë qenë të shumta komentet për këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për Ballkanin. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti rrëfen se në atë kohë ishte në burgjet serbe dhe kujton situatën që u krijua aty.

“Dëgjoheshin hapat e shpejtuar të gardianëve poshtë e lart. Na e ndalën edhe energjinë elektrike në pavilonin VI të burgut ‘Zabela’ në Pozharevc. Drejtoria nuk dëshironte që ne të dëgjonim radion. Beogradi ishte përfshirë nga demonstrata masive kundër Milosheviqit. Pozharevci ku ne shqiptarët mbaheshim rob lufte ishte vendlindja e tij.

20 vjet më parë, më 5 tetor 2000, u rrëzua Slobodan Milosheviq nga pushteti. Ai ishte përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave në ish Jugosllavi, vdekjen e rreth 150 mijë joserbëve, dhe për gjenocidin mbi popullin boshnjak dhe shqiptar” – shkruan Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes më pas bën një analizë të asaj që ndodh sot në Serbi duke nënvizuar se vendi vijon të drejtohet nga bashkëpunëtorët e Millosheviçit.

“5 tetori ndodhi, mirëpo në Serbi asnjëherë nuk erdhi 6 tetori. Ra Milosheviqi si personalitet politik, por ai nuk u braktis si politikë e Serbisë. Përkundrazi, dy vjet e gjysmë më vonë u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndërsa sot Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit: Maja Gojkoviq e cila ishte zv.kryeministre në kohën e tij sot është Kryetare e Kuvendit të Serbisë; Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënësi i partisë së tij sot është Ministër i Punëve të Jashtme; ndërsa sekretari i atëhershëm i Partisë Radikale të Sheshelit, partnere kjo e koalicionit me Milosheviqin, si dhe ministri i informatave në qeverinë e asaj kohe, Aleksandar Vuçiq, sot është President i Serbisë. 20 vjet më vonë, sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviqit” – thotë Kurti.

Në fund, Kurti shigjeton edhe kryeministrin Rama që megjithëse nuk ia përmend emrin i kujton se debati për Shqipërinë e Madhe me ministrin serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin duke anashkaluar Aleksandër Vuçiçin është pa sens.

“Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim” – shkruan Kurti. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. O Bushati , o nipi Hysni Kapos , futja “Lapsin” ne byth atij Albinit , se se si And ashtu dhe ai Albini , ne byth e keni “k….” e Sovranit Popull me 75 deputete te PSocialiste !!!

  2. YMER GELBAZA JA FUT K**N NE BYTH EDI RAMES ,HASHIM THACIT ,ISA MORINES ,BATON HAXHIUT DHE ALEXANDER VUCIC thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA MOS SHKRUAJ KETU OR ZAGAR I TREDHUR NGA KOQET NGA EDI RAMA BATON HAXHIU DHE ALEXANDER VUCIC

  3. Budallalliqe politike. Rama do bjere nga PD nuk ka pune ky idioti komunist i vetevendosjes..Per sa kohe eshte kunder USA eshte kunder gjithe shqipetareve..pa dyshim!

  4. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.Jo vetem albini eshte kunder shba por ke dhe lulzimen salihun meten Qimin o shpellkar me nofken,e

  5. Shqiptaret kendej e andej nuk kane interes per replika e komente folklorike patriotike te politikaneve te tyre, ata duhen nje qasje racionale e pa ego personale qe shoqeria shqiptare te fuksionoje si nje e tere ne ekonomi, politike, e gjithkund tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *