• |
ide | kryesore

Askush nuk guxon të shprehet: Juventus-Napoli, shtyhet vendimi për 3-0 në tavolinë

-Instant, Sport



Edhe sot nuk ishte dita e duhur për vendimin e Gjykatësit Sportiv në lidhje me Juventus-Napoli, pas mungesës së të kaltërve në Stadium e rrezikun për të marrë një 3-0 në tavolinë. Gjykatësi Mastrandrea mund të kërkojë një hetim shtesë edhe sepse “pre-ankimimi” i Napolit parashikon dorëzimin e kujtesave nga palët, gjë që mund të sjellë vonesë të ndonjë dite: cështja mund të mbërrijë edhe deri të premten.

Për të mos u nënvleftësuar as rruga paralele e përshkruar nga Figc, me hetimin mbi thyerjen e mundshme të rregullores në administrimin e pozitivitetit nga ana e klubit të kaltër. Napoli, si shpjegon avokati i klubit Grassani, do të dërgojë një relacion në Prokurori “që dëshmon se si është respektuar e gjithë procedura”: protokolli parashikon një “strukturë të dakordësuar” ku duhet shkuar në grumbullim në rast pozitiviteti të një të teseruari por, me kërkesë të ASL kompetente, mund të lëshohet një leje për të kaluar karantinën në shtëpi. Prokurori i FIGC duhet të kuptojë nëse ky proces është ndjekur nga klubi pas pozitivitetit të parë të Zielinski.

Respektimi i protokollit është përsëri në qendër të vëmendjes dhe nuk përjashtohet që hetimi të zgjerohet dhe të verifikojë nëse edhe ekipet e tjera ku kanë rezultuar anëtarë pozitivë, në javët e fundit, kanë ndjekur protokollin në mënyrë të përsosur. Nëse për Napolin, apo klubet e tjera, konstatohen mangësi në zbatimin e procedurës, do të nisin ndëshkimet që fillojnë nga paralajmërimi te penalizimi. Për këtë arsye, edhe nëse nuk do të jepej 3-0 në tavolinë e ndeshja do të luhet, Napoli përsëri do të rrezikonte të penalizohej nga një ose më shumë pikë. Padyshim, klubi mund të apelojë, si pas vendimit të Gjykatësit Sportiv ashtu edhe pas hetimit të FIGC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *