• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me naftëtarët: Pagat t’ua japë shteti duke ua marrë abuzuesve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takooi naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara.

Pas takimit Basha u shpreh se “për fat të keq, korrupsioni, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërisht për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimin për mundin dhe djersën e tyre”.

Kreu i opozitës dha edhe zgjidhjen se si naftëtarët mund të marrin pagat e tyre.

“E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësisht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit” – tha Basha.

Basha tha se është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve.

“Ballshi, si një ndër zonat më të pasura me burime natyrore, do të duhej të ishte qendër e një rajoni të zhvilluar dhe jo një zonë ku qytetarët nuk sigurojnë dot ushqimin e fëmijëve dhe ilaçet e tyre” – e mbylli Basha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. KY ngeli Karuc.
    Nano jeton ne Viene,Taci kamarieri vodhi 80 million euro nga nafta dhe jeton ne Zvicer.
    Nafta eshte shitur me gjithe njerzit qe rrine kot ne greve.
    Pronaret e vertete Jane shume she askush.
    I gjeni dot?
    Shkulaku si qen me ere mund te gjeje fekalet e Saliut dhe Nanos ,Meta ruan pronat qe ja dha vjehrri I geshtenjave.

    1. O morr i kuq, tu jape rrogat Biznesmeni “amerikan”, pronari i Tajvanit, shoku Edi Rames qe ky i fundit kur ja dha Armon ju tha naftetareve: tani e ka mare ne dore nje kompani amerikane dhe ju do paguheni shume mire. Dhe ata vertet u paguan shume mire, 2 vjet pa rroga. More vesh o robqir!

      1. Qe je trap dhe ta ka mbush koken PD me idiotesira kjo duket. Ajo eshte kompani off shore dhe ska bir none tja dije ku i ka gjurmet. Si mund tja marri ky shtet atyre qofte edhe PD ne pushtet. Halli i tyre nuk eshte vetem i rrogave qe ju duhen per te jetuar por dhe perspektiva e asaj uzine me te cilen kane lidhur jeten.

  2. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.Ky lulzimja dhe beje deputet Leonidha Cobon o shpellkari arb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *