• |
ide | kryesore

Basha viziton naftëtarët e Ballshit në grevë urie (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët e Ballshit të cilët prej ditësh janë futur në grevë urie pasi kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre.

Basha tha se shteti duhet të lajë borxhin që ka ndaj tyre, ndërsa paratë për pagat e tyre të 16 muajve do i merren atyre që kanë abuzuar, duke bërë që ata të përfundojnë në grevë urie njëherë në 6 muaj.

Ai i kërkoi naftëtarëve të nënshkruajnë kontratë e cila do të hyjë në fuqi pas 25 prillit.

Grevisti: Kemi edhe diçka tjetër që kolegët tanë kanë sëmundje profesionale. Një jetë të tërë kanë punuar me naftën. Herë pas here gjendemi në të njëjtën situatë. Besoj se këtë herë të bëhet një zgjidhje finale. Ose të mbyllet rafineria. Shpresojmë të ketë reagim nga të gjitha palët.

Basha: Më vjen keq që jeni në këtë situatë brenda vitit. Edhe në shkurt ka qenë e njëjta situatë. Premtime të pa mbajtura, njerëz të braktisur. A ju bënë pagesë?

Grevisti: Na bënë një pagesë minimale. Nuk ka qenë shkak problemet financiare por mosfurnizimi me lëndën e parë. Ne kemi bërë grevë dhe protesta pa fund. Ndaj kemi marrë këtë vendim ekstrem për grevë urie. Falë mediave i kemi pasqyruar problemet tona. Këto janë probleme që kërkojnë zgjidhje afatgjatë. Nuk mund të luhet me kompani që vijnë për një kohë të shkurtër

Basha: Ky dhe ai i Bulqizës që janë më të pasurit jetojnë në mënyrën më të varfër. Jetoni mbi naftë dhe minerale dhe diskriminoheni. Këtë realitet unë e kam parasysh. Dua t’iu them se e gjitha kjo është produkt i një afere korruptive. Kush i ka blerë asetet, se kjo kompani ka pasur asete.

Pse mbahen të fshehtë fituesit e ankandit. E treta dhe më e rëndësishme që dua të them sot se fjalë i kam edhe për disa muaj. Ajo shumë parash që ju detyrohen që sot nuk është thjesht detyrim, por e drejtë ligjore, do t’iu merret përsipër nga shteti. Shteti do lajë borxhin që ka ndaj jush.

Paguesit e atyre 8 viteve miliona euro nuk do i paguajmë me taksat e qytetarëve, por do i nxjerrin ku t’i kenë. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti. Këto do bëj unë pas 25 prillit. Do ushtrojmë presionin maksimal që t’i thërrasin mendjes. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase por për fat të keq kështu është e gjithë Shqipëria.

Jeni simbol i vuajtjes për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë. Prandaj them bëhuni të fortë. Nuk ia vlen sakrifikimi. Hajde të bëhemi të fortë dhe t’i japim fund.

Të ndërtojmë së bashku një marrëdhënie besimi. Të lidhemi me ju, jo si ata në skuta. Unë kaq kam në dorë sot. Nuk kam gjë tjetër. Ata që nuk kanë paguar 8 milionët kanë përfituar akoma më shumë nga puna juaj.

Grevisti: Na vret më shumë fakti se çdo kompani thotë se nuk mund të gjejmë dot lëndën e parë. Por si ka mundësi që u bë kjo kur nafta shkoi zero për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Basha: Në këto 6 muaj të bëhemi bashkë, të nënshkruajmë kontratë e cila nis të zbatohet pas 25 prillit. Ju garantoj që do t’iu pres, nuk do ju braktis.



4 Comments

  1. TI DOGJE TE TUTE DHE PO TE RRUHET TEK KETA . TA DO PUNA PER VOTA PRANDAJ PREMTOI EDHE MILIARDA . ROPT POLITIKANEVE . JENI I NJEJTI MUT I NDARE NE DY PJESE .

  2. ”’ Basha tha se shteti duhet të lajë borxhin që ka ndaj tyre, ndërsa paratë për pagat e tyre të 16 muajve do i merren atyre që kanë abuzuar, duke bërë që ata të përfundojnë në grevë urie njëherë në 6 muaj. ”’

    Pulizem 2 leksh. Shteti nuk ju ka asnje borxh atyre. PDja ja u ka borxhin atyre.
    O lulzim pa trego nje cike si e privatizoi Sala rafinerine . Pa na trego nje cike se paguan Azeret PDn dhe perse hyri garant bankerji Santo ( garanci per te cilen la koken) . Pa na trego se perse nuk ju kthyen parate Azerve dhe ata urdheruan vrasjen e garantit.
    Shko pyete Salen si ti tregon ai keto gjera.

    O lulzim … mos e nga me shkop ate m_t se do vije ere tere lagja dhe ti do behesh shume pis.

  3. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.Nuk e beson ti o shpellkari i ores 21:38 shko pyete salihun dhe lulushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *