• |
ide | kryesore

David Guetta zbulon arsyen pse Madonna refuzoi bashkëpunimin me të

-Instant, Paparazzi, Slider



David Guetta ka treguar së fundmi arsyen pse këngëtarja Madonna nuk pranoi të bashkepunonte me të.

Në një intervistë  për ‘Mcfly et Carlito’ Dj tregoi  se Madonna kishte dëshirë të punonte me të pasi ai fitoi një ‘Grammy’ në 2011 për remiksin e këngës së saj.  “Ajo më tha se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të punoj në albumin e saj të ardhshëm. Mbërrij për drekë. Ne flasim për gjithçka ,muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin. Jemi vetëm ajo dhe unë. Shumë i relaksuar, shumë.”Por gjërat ndryshuan kur Guetta i tregoi se ishte një akrep në bazë të shenjës së horoskopit.“Papritmas, ajo bën një fytyrë më ndryshe dhe më thotë, “Më vjen keq, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim”,tregoi David.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *