• |
ide | kryesore

Duka: Opozita duhet të dilte në protesta pas votimit në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se opozita duhet të mbante një qëndrim më të ashpër dhe mund të shkonte deri në protesta pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Për sa i përket asaj të Presidentit dihet që do ta kthejë. Problemi është që a do të ketë ndonjë reagim. Ka një shpresë të vakët. Për vete do të kisha një qëndrim më të ashpër. Nëse në raste të tjera është ndihmuar, opozita kishte në krah shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe qytetarët.

Do bëja protesta qoftë dhe simbolike. Nuk më duket normale që kjo të kalohet kaq lehtë. Një kod zgjedhor nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshme. Duhet marrë opinioni i opozitës. Ai bëri siç donte vetë. Mori për bazë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por në fund fare bëri siç donte vetë” – tha Duka në Report TV. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Per vehten e Saj duhej te dilte ne proteste pas votimit ndresa, per pozicionin opozitar qe ka ndaj shoqerise duhej t’i ndalte protestat vetem me shperndarjen e Kuvendit (dhe, keshtu nuk kishte kush te votonte…)!
    Nuk ekziston ne teori qe, te bejsh opozite duke qene ne terezi me pushtetin (te luftojsh vetveten)…!!!
    Nuk mund te behet opozite kur interesat i kane te perbashketa (ato qe i lidhin, jashte kamerave)..!!!
    Pushteti i paligjshem vjen pikerisht nga mungesa e opozites…!!!
    Perballe nje opozite reale nuk mund te dale kurre perpara nje pushtet i paligjshem…!!!
    Demokracia per te mbrojtur pakicen nuk eshte me e nevojshme sepse, pakicat jane bere shumice ndersa, shumica ka humbur vlerat…!!!
    Mjerim pa fund…!!!

  2. Cfare partije perfaqeson ky Duka i krimit? Cfare programi ka?

    Heqja koalicioneve eshte gjeja me e mire qe po i ndodh PDs. Nuk ka pune PDja me u lidh me ushunjeza si puna ktij, si puna Mediut, si puna Nar Nokes dhe mbi te gjitha larg nga Like floriri.

    PDja lind si parti e djathte dhe u kthye ne bajrak te Sali malokut dhe tani smerret vesh se cfare esht.

  3. Kisha nja dy dite qe kam qene i karikuar negativisht per faktin se e gjithe politika paska tall menderen me ne per nje vit rresht me gjoja rregullimet ne kodin zgjedhor , ndryshimin e sistemit dhe hapjen 100% te listave . Dje duke pare emisionin ku ishit i ftuar Ju z.Duka kam qesh me lot me batuten qe bere me ate deputetin socialist qe kishe perballe dhe qe une ja shihja fytyren per here te pare . Kur i the , tani ngelet te me japesh nje shami qe une te qaj me oi per sakrificat dhe lodhjen tende te madhe per te zgjidh hallet e mia , o Zot sa kam qesh . Une mendoj se gjithe klasa politike eshte e ndyre , ndersa keta ndyresirat ne pushtet perveçse jane deri ne fty me ndyresira mundohen qe ta shesin ndyresine e tyre per miresi . Keta jetojne ne nje bote virtuale dhe jane ne delir nga pushteti i pakufizuar. Qe pafytyrsia e nje njeru mund te arrij deri ketu nuk e kam menduar . Kesaj i thone te rrah se te dua .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *