• |
ide | kryesore

Genoa, asnjë i shëruar edhe pas 10 ditësh: tani situata me Covid është shqetësuese

-Instant, Sport



Po fillon të rritet shqetësimi në kampin e Genoas, në prag të rifillimit të kampionatit pas ndalesës për ndeshjet e kombëtares. Në sfidës e Veronës kundër Hellas mungojnë akoma 12 ditë, por lajmet e fundit në lidhje me rastet e pozitivitetit me koronavirus nuk lënë askënd të qetë: klubi ka komunikuar, me një notë zyrtare, se 10 të teseruarit e parë të rezultuar pozitivë deri në 28 shtator kanë konfirmuar se janë ende të infektuar pas tamponit të kryer të hënën. Pas 10 ditësh ekzakt nga rasti i parë (Perin, në 26 shtator) nuk regjistrohet akoma asnjë i shëruar.

Komunikata e klubit kuqeblu i referohet portierit, mesfushorit Schone (të dy pozitivë para transfertës së Napolit) e tetë lojtarëve të tjerë të infektuar pas ndeshjes: Marchetti, Radovanovic, Lerager, Melegoni, Cassata, Pellegrini, Pjaca e Zappacosta. Në ditët e ardhshëm do të bëhet edhe testi i kontrollit për të tjerët (Behrami, Destro, Zajc, Brlek, Biraschi, Criscito e Males), por ndjesia është se, edhe pse pauza vjen në momentin e duhur, bëhet fjalë për një garë me kohën. Mjafton të kujtosh rastet e fundit: Ibrahimovic, pozitiv në 25 shtator e ende jo negativ, por sidomos Jeremy Boga, që ka njoftuar shërimin e tij të plotë vetëm të hënën e 5 tetorit, pas 45 ditësh nga tamponi i parë pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *