• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur: Arsenal e pushoi nga puna, Ozil i paguan rrogën maskotës

-Instant, Sport



Për shkak të krizës ekonomike për shkak të pandemisë së Covid-19, Arsenal është detyruar të pushojë nga puna rreth 55 punonjës. Mes tyre edhe Gunnersaurus, dinosauri maskot, që prej 27 vitesh mbështeste klubin londinez nga jashtë fushës. Nuk e ka pritur mirë lajmin Mesut Ozil, fantazisti i Gunners, që është ofruar ti paguajë rrogën Jerry Quy, njeriut që fshihet pas kostumit. Njoftimi është dhënë në Tëitter, në faqen e tij personale.

“Isha i trishtuar për pushimin nga puna pas 27 vitesh të Jerry Quy, alias Gunnersaurus, maskota jonë besnike” shkruan lojtari në Tëitter. “Kështu, ofrohem ti paguaj unë rrogën djaloshit, të paktën për sa kohë të jem një lojtar i Arsenal”.

Ozil, një nga lojtarët me pagën më të lartë në skuadër, në realitet nuk luan prej marsit. Klubi po mundohet ta shesë për të arkëtuar, por ende nuk ka arritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *