• |
ide | kryesore

Greva në Ballsh në ditën e nëntë, naftëtarët nuk tërhiqen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grevë e urisë e naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e nëntë.

Naftëtarët e Ballshit shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën me grevë urie të tyre deri në realizimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

Një grevist u shpreh se ‘qeveria mbase pret që të vdesim, por para se të vetëflijohemi do bëjmë diçka të mbahet mend’.

Ndërsa një grevist tjetër tha se “për fëmijët e mi, për fëmijet e naftëtarëve, gjarpër do bëhem e do ta pickoj kryeministrin”.

Ndërkohë pritet ardhja e mjekeve nga spitali Ballsh për të vizituar të ngujuarit pasi gjendja e tyre shendetësore përkeqësohet nga dita në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *