• |
ide | kryesore

Haradinaj pas arrestimeve nga Specialja: Shteti t’u qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë

Lajme, Të fundit



Situatën e krijuar pas arrestimeve të para të Gjykatës Speciale, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron jo të lehtë për vendin. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj ka thënë se pas kësaj situate, shteti i Kosovës duhet të bëjë një analizë të kujdesshme, si dhe t’u qëndrojë afër ish-luftëtarëve të lirisë.

“Është një situatë jo e lehtë për vendin dhe për Kosovën, përballja me drejtësisë edhe njëherë, duhet ta bëjmë një analizë të kujdesshme të veprimeve në anën e ligjit. Pra ndonjë analizë të kujdesshme, dhe duhet t’i qëndrojmë afër të gjithë shtetasve, dikur luftëtarë lirie, heronjtë e lirisë sonë. Pra Kosova duhet të qëndrojë afër tyre”, ka thënë Haradinaj. Kryetari i AAK-së, këto deklarata i bëri pas ceremonisë së ndarjes së dekoratave për veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Dukagjinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *