• |
ide | kryesore

Inter refuzon tre oferta për Eriksen: problemi është se Conte ka tjetër ide

-Instant, Sport



Tre ndeshje të luajtura, dy si rezervë e një si titullar kundër Fiorentinës për Eriksen, danezi që mbërriti në janar për 20 milionë euro e u prezantua në Scala në stil klasik, si një drejtor orkestre të topit. E megjithatë tek Inter e konsiderojnë një investim. Shoqëria beson tek ai dhe treguesi është sjellja ndaj tre ofertave të mbërritura për mesfushorin në javët e fundit të merkatos: Psg, Atletico Madrid e Hertha Berlin, të gjithë huazime deri në fund të vitit. “Jo faleminderit”. Zhang e lojtari janë përgjigjur kështu, sepse Eriksen kërkon ti luajë shanset në Milano.

Fusha flet qartë: këtë vit Conte e ka rreshtuar titullar vetëm një herë, vitin e kaluar 11 në 26 ndeshje. Eriksen, pavarësisht 4 golave e 3 asist, nuk ka arritur të bindë trajnerin, të paktën 100%. Përkundrazi, shoqëria beson tek ai e i ka thënë jo tre propozimeve. Eriksen është një investim i madh, ekonomik e teknik, ka qenë një prej mesfushorëve më të mirë të Premier për 7 vjet, por Antonio e sheh pak, edhe si organizator, roli i tij natyral. Merkato ka sjellë Vidal, në dy ndeshjet e fundit ka luajtur ai, por danezi do të provojë të tregojë se mund të bëjë diferencën në Serie A, ashtu si ka bërë në Premier me Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *