• |
ide | kryesore

Konservatorët Europianë: Ndryshimet elektorale në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partitë Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin mbi ndryshimet zgjedhore nga qeveria shqiptare.

Lexo më tej: Rama vendos rregullat e 25 Prillit/ BE dhe SHBA ndahen në qëndrime 

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit 

Në një deklaratë për mediat të grupit evropian, ku bën pjesë edhe Partia Republikane Shqiptare thuhet se mazhoranca e Edi Ramës e refuzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR-it.

Deklarata e plotë e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane:

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve.  Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: ‘Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.



5 Comments

  1. Europreshet ishin ata qe sollen Ramutin ne pushtet per ta falimentuar kete vend dhe tani na shtiren sikur na duan te miren.

    FUCK EU!!!

  2. Albanofobia si nje mjet teper efektiv per luftuar shqiptaret ne ballkan. thotë:

    Kjo nuk eshte nje shenje e mire per vendin tone por nje gje eshte e sigurte se qarqet anti-shqiptare kudo ne bote po e bejne me se miri punen e tyre. Shqiperia po bie pre e ketyre lobeve masonike satanike dhe nuk eshte çudi qe nje dite do asimilohemi si komb.

    Ka ardhur koha per te marre fatet e vendit ne dore.

  3. Albanofobia si nje mjet teper efektiv per luftuar shqiptaret ne ballkan. thotë:

    E duan kete vend me banda e me krim qe te mbushin xhepat e tyre dhe te blen vilat e tyre. pra e duan plot e perplot me ” biznesmen” sic i quajn mender mediat ketej nga iliria pellazgjike e shqipove qe flen top sa del xhufka me pocaqin e memen e langonj te tjer dhe trgojn prrallat me perandoret ilirian.

  4. Prisni se skeni pare gje akoma kjo eshte vetem fillimi te tjerat vijne nga pas. Kutia e Pandores u hap ne vitin 2013

    TA GEZONI LIDERIN BOTEROR DHE SEKTIN MASONIK RILINDJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *