• |
ide | kryesore

Kosova ruan numër të ulët të infektimeve, 122 qytetarë të shëruar

Lajme, Të fundit



Prej disa ditësh Kosova vijon të shënojë një trend në ulje të rasteve ditore me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se ditën e fundit janë regjistruar 34 raste të reja me koronavirus ndërkohë që betejën me sëmundjen e kanë fituar 122 qytetarë. Tre pacientë kanë humbur jetën nga virusi. Zemaj përshëndeti vendimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të lejuar qarkullimin e qytetarëve në kufirin mes dy vendeve pa pasur nevojë për testin PCR.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR”, ka thënë Zemaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *