• |
ide | kryesore

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kur filloi procesi i ndryshimit të regullave të lojës për zgjedhjet, Edi Rama dinte një gjë: nëse shkonte drejt garës elektorale me ligjin ekzistues ai ishte i humbur. Jo vetëm sondazhet pas tërmetit dhe pandemisë e kishin rrënuar keqaz, por dhe sikur në mënyrë mekanike të mblidhje votat që PS dhe LSI kishin marrë në 2017, PS dilte në opozitë.


Lexo me tej:


Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Pandaj ai u ul në tryezën e këshillit Politik për të përmbysur rendin e gjërave. Madje pas negociatave disa mujore aty, ai ishte i gatshëm të dorëzonte edhe identifikimin biometrik të zgjedhësve sepse kishte një “as” nën mëngë: Do zbatonte rekomandimin e OSBE ODHIR që të kishte komisionerë “të pavarur” nga administrata, pra mësues si ata të përgjimeve të Dibrës, që partia i kërcënonte me vendin e punës.

Vetëm pas insistimit të fortë të opozitës, që u mbështet dhe nga BE e veçanërisht nga Gjermania, atij iu dogj kjo dredhi që solli nënshkrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Por kryeministri, ndonëse humbi një betejë, nuk e braktisi luftën për manipulim, që u pasua me kalvarin e shkeljeve, dredhive dhe prishjes së pakteve që u finalizuan këtë fillim jave, me votimin me 97 vota në parlament të Kodit Zgjedhor. Lapsi.al e ka rishikuar edhe njëherë këtë sagë të vërtetë mashtrimesh që ka si qëllim përmbysjen e rezultatit të 25 prillit.

Andi Bushati: Rama është i vetmi që e di se ç’do nga 25 prilli

Sprapsja e listave

Vetëm disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit dhe përshëndetjes që asaj i bënë Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe kancelaritë europiane, Rama doli me propozimin e hapjes së pjesëshme të listave. Ai tha se ato do hapeshin 30% dhe e justifikoi atë gjoja me ruajtjen e kuotave gjinore.

Qëllimi i vërtetë që kishte Rama, qe tjetër. Ai vendosi të heqë koalicionet parazgjedhore duke gënjyer se edhe marrëveshja e arritur në Këshillin Politik do zbatohej edhe reforma do thellohej në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare.

Por, në këtë përpjekje për manipulim e nxorri bllof Myslym Murrizi, i cili tha se ai kishte kërkuar vetëm listat e hapura dhe jo edhe heqjen e koalicioneve. Po a e bëri Rama atë që e shiti si vullnetin e madh popullor që e detyroi të ndryshonte kushtetutën? Ndonëse u zotuan se do të hapnin listat 100%, socialistët votuan një ligj që ku një kandidat që mund të marrë 10 mijë vota rrezikon të mbetet jashtë parlamentit dhe dikush tjetër që kryetari e ka vënë në listën fituese, por me zero vota nga qytetarët, mund të bëhet deputet. Pra në ato që PS i quan lista 100 % të hapura mund të ndodhë që nga vota e zgjedhësve mund të mos përfundojë në parlament asnjë prej deputetëve të pëlqyer prej tyre.

Djegia e arbitrit

Që në marrëveshjen e 14 janarit, PD dhe PS ishin ulur së bashku mbi një premisë: çështjet të zgjidhen me konsensus dhe nëse ai nuk gjendet mes palëve, le të japë një version të pranueshëm OSBE ODHIR. E kur një problem i tillë doli, pra kur u ngrit dilema nëse i lejojnë ndryshimet e fundit kushtetuese koalicionet me lista të përbëra, opozita vendosi t’i drejtohet arbitrit. Ajo nisej edhe nga premisa se ky institucion pati deklaruar së bashku me komisionin e Venecias, se rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen në vitin e fundit të garës. Por PS këmbënguli se kjo nuk mund të ndodhte.

Pretendimi i PS-ë qe se ndalimi ishte tashmë një punë e kryer e sanksionuar në Kushtetutë. Socialistët përdornin gjithçka që të mos pranonin arbitrin: nga mëndësia sovraniste se s’kanë punë të huajt me çfarë rregullash zgjedhore pëlqen një vend i veçantë e deri tek dredhitë meskine: “Nuk ja çojmë dot ODHIR se opozita nuk ka paraqitur një draft”.

Në fakt pasi e lejoi Gjknurin me shokë t’i shkrepnin të gjitha kapsollat, PD dhe LSI e dorëzuan draftin që propozonin.

Por kur ndodhi kjo, PS nuk pyeti më njeri dhe votoi me 97 vota në parlament versionin e saj.

Shpërfillja e BE dhe Gjermanisë

Para se socialistët të votonin në 30 korrik ndryshimet kushtetuese edhe nga komisoni në Bruksel edhe nga Bundestagu gjerman, ata u paralajmëruan se po ta hidhnin në mënyrë të njëanëshme këtë hap, do vononin integrimin e Shqipërisë dhe do shtynin konferencën e parë ndërqeveritare (hapjen reale të negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit.

Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS

Rama tha se jemi vend sovran dhe kodi zgjedhor lokal nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e vendit. Pak ditë më parë ai mori përgjigjen nga Bundestagu se ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria nuk dihet kur do ta zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare për shkak të projektligjit për mediat online dhe ndryshimeve kushtetuese.

Ku jemi sot?

Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit duke hequr koalicionet që përmendeshin së paku në dy nene (19 dhe 36).

Por kjo nuk qe shkelja e vetme. Për të arritur këtu ai tha se bëri kompromis me opozitën e re, e cila donte lista të hapura. A e bëri? Në ato që PS i qauan lista 100 % të hapura mund të ndodhë që nga vota e zgjedhjësve mund të mos përfundojë në parlament asnjë prej deputetëve të pëlqyer prej tyre.

Faktet/ 7 gënjeshtrat e Ramës për grabitjen e zgjedhjeve

Po OSBE ODHIR si arbitër që bëri opozitën të futet në procesin politik të 14 janarit? Atëhere kur i erdhi radha të pyetej, socialistët as nuk denjuan ta bëjnë, por votuan vetë në mënyrë të njëanëshme.

Të gjitha këto tregojnë se ç’rrrugë kanë marrë që tani zgjedhjet e 25 prillit. Dhe nga historia e të shkuarës, e dimë mirë se ç’ndodh kur rregullat e lojës i shkruan pa konsensus vetëm njëra palë. Kjo ka ngjarë para betejave elektorale të 1996 dhe 2001. Përfundimet dihen: dy masakra zgjedhore, njëherë nga PD dhe njëherë nga PS.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Soreca dhe Kim persona NON GRATA mbas 25 prillit. Ashtu sic u be me ate sharlatanin e OSBE.

    CFARE VLERE KANE MARREVESHJET E NENSHKRUARA NE AMBASADE DHE PERSHENDETEN NGA Z.POMPEO KUR GRISEN MBAS NJE JAVE

  2. FATOS LUBONJA DHE TEDI BLISHI DHE ALBIN KURTI TALLEN KEQ ME ZAGARIN DHE ZAGARIN E FRUSTRUAR SEXUAL MERO BAZEN thotë:

    EDI RAMA EDHE BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN E ZBULOJ SE SI JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA ME SHUME GREG KRISTAQ RAMEN ,POR EDHE ME KEQ YMER GELBAZA KELLIRA JA BERI PUBLIKE DHE E KENI NE WIKIPEDIA TE EDI RAMES DHE MUND TE LEXOJ KUSH TE DOJE NE MBARE BOTEN ,TANI YMER GELBAZA ESHTE EDHE BYTHLEPIRES I EDI RAMES-LETER HIGJENIKE

  3. Bylykbashi dje tha :

    “””” pavarësisht sistemit zgjedhor, ne i fitojmë zgjedhjet e 25 prillit ””’

    Po kur i fiton zgjedhjet me cdo sistem zgjedhor.. pse na cate karin deri tani duke luajtur teater gjoja po zgjidhni sistemin zgjedhor me te mirin per shqiptaret.

    Ju e keni ndare mendjen se kush do fitoj . Populli dele mendon se e zgjedh ai fituesin.

  4. Pse shqetesoheni kaq shume o Lapsi ? Opozita vete kete qellim kishte dhe qllimin e realizoi . I zoti e jep tellali nuk do. Çdo gje ishte inskenim nen rrogoz .

  5. Fotoja eshte gabim,pasi ne gjume eshte Luli e jo ambasadorja e SHBAse,ambasadorja e di shume mire se çfare ben dhe nuk ja fal Lulit braktisjen e institucioneve dhe perpjekjen per destabilizimin e Shqiperise per interes te Rusise,keshtuqe edhe nje 4 vjeçar e ka te sigurte Rama…

  6. Po po vazhdoni Rama Rama..Rama po bon çfar i don bytha me kete popull dhe kete opozite..iu rrit rrogat mesuesve dhe mjekeve per tu mare votat me 25 prill se pensionisteve ska nevoj me ua rrit se edhe bar hajne ata dhe voten prap bijeve te komunisteve ua japin ndersa pjesen tjeter e blen me nje thes miedh dhe dy dopjo raki nje dite para zgjedhjeve..me opoziten tall trapin ky..dhe rilindja vazhdon e vjedh e qete deri ne vitun 2030..urime “kallam deshtakut” ne thonjeza sepse ka deshtuar opozita dhe populli shqipetar qe i ka tredhur.

  7. Janë akuza të rënda, por që nuk janë artikuluar nga media por nga njeriu që e njeh shumë mirë Ilir Metën, vetë Sali Berisha, i cili nga viti 2009 e deri më 2013 ka bashkëqeverisur me të. Por dhe tani marrëdhëniet e tyre janë tepër të ngushta.

    Pak më vonë, në vitin 2015, Berisha e akuzoi Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Berisha foli edhe për një dosje që ndërkombëtarët kishin përgatitur për Metën.

    “Jep dorëheqjen, sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin”, tha Berisha. Në atë kohë Meta ishte Kryetar Kuvendi. Disa javë më pas, doli një raport sekret i OSBE për kriminalizimin e krerëve të politikës shqiptare.

    Por akuzat e Berisha ndaj Metës kanë qënë me të vërtetë të forta dhe deri më tani presidenti aktual nuk është përgjigjur, për t’i hedhur poshtë.

    Por, megjithatë ia ka “arritur” që teksa “merret” me punët e mbrojtjes së Kushtetutës, përplasjes me Edi Ramën, alpinizmin dhe plazhin, ta “sfumojë” parashikimin e Berishës.

  8. Lapsi po i dilni humbjes perpara e po kerkoni pretekse. Kur differenca eshte e vogel ndermjet dy paleve kjo dhe kuptohet, por nqs differenca eshte e madhe si ne 2017 (750 PS, 450 PD) atehere ska preteks te tille qe qendron mbi dhe per humbjen e zgjedhjeve

  9. dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

    Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

  10. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu