• |
ide | kryesore

Kryeministri Edi Rama premton: Të gjitha bluzave të bardha iu rritet rroga me 40%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama vazhdon tw premtojw rritje tw pagave pwr stafin mjekwsor nw vend. Sot kryeministri i tha se masa e rritjes do të jetë 40%.

Këtë deklaratë e bëri nën shoqërinë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa inspektonin punimet te spitali i ri i Fëmijëve, një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, pas dëmtimit që kjo godinë mori nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak besoj”,- tha kryeministri.

Ndërtimi i Spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 mln euro është një investim nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë fëmijë që trajton ky spital reference për pediatritë në të gjithë vendin.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të Kompleksit të Spitalit Pediatrik që përbëhet nga dy godina, Godina e re (Pediatria e Specializuar) u ndërtua rreth viteve 80′, ndërkohë që Godina e vjetër (Pediatria e Përgjithshme) u ndërtua në 1958 si dhe ndërtimin e një godine të re, per urgjencen, reanimacionin e pediatrise dhe sallat e kirurgjise se pediatrise, duke mundësuar aksesueshmëri, lëvizshmëri, krijimin e ambjenteve miqësore për fëmijët dhe kushte më të mira pune për personelin shëndetësor.



3 Comments

  1. TI TALL KARIN ME POPULLIN DHE KETA TE VOTOJNE , TI TALL KARIN ME OPOZITEN DHE KETA BIEN DAKORT ME TY , TI I BENE GJERAT SI TE DUASH DHE KETA JANE OK SE DO “FITOJN” NE 25 PIDH . SA FAT PASKE PASO PALLOSH 2 METROSH . KOT NUK THONE PAÇ FATIN E KURVES

  2. Nje qeveri qe ne krizen me te thelle te buxhetit te shkaktuar nga shpenzimet e termetit dhe kovidit paska para per te rritur pagat,pas kater vitesh qe nuk i rriti asnje qindarke te vetme,ne te vertete e pranon me gojen e saj se deri me tani jua ka hequr mjekeve,infermjereve dhe mesuesve ato para qe duhej tu paguante.
    Pra,sot qeveria e provoi me aktin e saj se nuk ka rritur pagat 40 apo 15 perqind,por se per kater vitet e kaluara ua ka ndaluar me dashje mjekeve dhe mesuesve paga te pakten 60 apo 70 perqind me te larta se keto qe marrin tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *