• |
ide | kryesore

Kthehet tek Bayern pas tre vjetësh e përshëndet Juventus: “Një kënaqësi që mbajta veshur këtë fanellë”

-Instant, Sport



Pas tre vjetësh të jetuara mes shumë luhatjesh, Douglas Costa është larguar nga Juventus për tu kthyer, në huazim, tek Bayern Mynih. Braziliani ka qenë lojtari që nuk arriti kurrë të tregonte gjithë potencialin e tij, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, edhe pse të gjithë teknikët me të cilët punoi e konsideronin “Flash-in” një armë plus të skuadrës.

Sapo është zyrtarizuar lamtumira e tij nga Torino, braziliani ka dashur të përshëndesë tifozët bardhezinj, të cilët gjithnjë e mbështetën, pavarësisht mungesës së vazhdimësisë. “Ishte një kënaqësi që mbajta veshur këtë fanellë, e vetëm ai që e ka provuar e di se për cfarë po flas. Suksese për këtë sezon e një përqafim”, ka shkruar në Tëitter përpara se të vendoste firmën “Flash-i juaj”, emri që e shoqëroi gjatë qendrimit me bardhezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *