• |
ide | kryesore

Kundërshtoi Napolin për Covid-19: presidenti i Lega Serie A infektohet vetë

-Instant, Sport

Lega Serie A komunikoi se presidenti Paolo Dal Pino ka rezultuar pozitiv me Covid-19 si pasojë e një testi të kryer të hënën. Presidenti, shpjegon Lega, është simptomatik, ka pak temperaturë e një kollë të lehtë, e ndodhet në izolim në banesën e tij. Do të ndjekë tashmë procedurat e parashikuara nga protokolli sanitar e në ditët e ardhshme do të marrë pjesë vizualisht në takimet institucionale të Lega Serie A.


Nga ajo që mësohet, edhe presidenti i Figc, Gabriele Gravina, gjendet në izolim vullnetar, pasi është takuar me Dal Pino në ditët e kaluara, pavarësisht se ka rezultuar negativ në testin e fundit të kryer. Takimi me ministrin e sportit Spadafora të hënën, është bërë me videokonferencë. Dal Pino ka qenë ai që ka kundërshtuar vendimin e ASL për të mos lejuar Napolin të udhëtonte drejt Torinos për të luajtur ndeshjen me Juventus.


SPADAFORA: “SHËRIM TË SHPEJTË”
Ministri Spadafora ka reaguar menjëherë pas lajmit për infektimin e presidentit të Lega Serie A: “I kam shkruar presidentit Dal Pino për ti uruar shërim të shpejtë. Në takimin e djeshëm diskutuam shumë tema që së bashku do ti cojmë përpara për të mirën e futbollit e sportit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu