• |
ide | kryesore

Luan me Romën ka idhull një juventin: Kumbulla tregon bisedën pas ndeshjes me Chiellini

-Instant, Sport



”Roma? Jam shumë i kënaqur për këtë hap, kam shkuar në një klub me histori në Itali. Ndoshta më ndihmon me kombëtaren”. Marash Kumbulla është si gjithnjë i qetë dhe kokëulur, pavarësisht një transferimi që do të kishte bërë euforik këdo. Roma nuk është një skuadër e zakonshme dhe lojtari i ri i Kombëtares shqiptare e di mirë se ka tashmë vendin e duhur për tu bërë i madh. E megjithatë qendërmbrojtësi nuk kërkon të bëhet protagonist i fjalëve, përpara se për të të flasë fusha: “Trajneri është ai që vendos. Me rëndësi është që kombëtarja të luajë mirë dhe të ketë rezultate. Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin. Janë Berati e Dermaku para meje që mund të bëjnë liderin. Duhet të stërvitem fort dhe të luaj për ekipin tim” ka thënë Kumbulla në konferencë për shtyp.

Por fakti që luan për Romën nuk e bën të mos pranojë se idhulli i tij është një juventin. Pas sfidës në Olimpico mes Romës e Juventus ai e kapiteni bardhezi Giorgio Chiellini janë takuar e kanë folur dicka bashkë, që mbrojtësi 20 vjecar e tregon: “I kërkova të këmbenim fanellën me Chiellinin, pasi është idhulli im. E gjithë ajo që tha, e që për mua është e rëndësishme ishte bravo, që zgjodha të shkoj te Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *