• |
ide | kryesore

Lufta Armeni-Azerbajxhan, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar

Lajme, Planet



Humbet jetën si pasojë e luftimeve në rajonin Nagorno-Karabakh edhe një futbollist 22-vjeçar armen.

“Liparit Dashtoyan vdiq në krye të betejës së luftimeve të përgjakshme midis forcave armene dhe azerbajxhanase. Dashtoyan ka hyrë në listën e heronjve që kanë dhënë jetën e tyre për vendin. Pushofsh në paqe, ushtar”, thuhej në njoftimin e klubit.

22-vjeçari ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori. Kjo sipas asaj që kanë bërë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *