• |
ide | kryesore

Mblodhën kartat e identitetit të infermierëve, PD: Do të padisim drejtorin e spitalit të Peshkopisë dhe vëllanë e Ulsi Manjës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se do të padisë në prokurori drejtorin e spitalit të Peshkopisë dhe vëllanë e deputetit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës.
Kjo pas publikimit të pamjeve në një emision investigativ, për mbledhjen e kartave të identitetit të stafit spitalor.

“Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre“, tha në deklaratë për mediat ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

“Si fillim, Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, do të dërgohet menjëherë për ndjekje penale. Vëllai i Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, i Kujdesit Shëndetësor do të kallëzohet në prokurori për shkeljen e ligjit.

Vëllai i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën. Kjo është plotësisht e ndaluar nga ligji dhe këta të dy do të përballen me drejtësinë.

Çdo person tjetër që do t’i bindet këtij pushteti të kalbur për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve ne zgjedhje nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Alibeaj.



6 Comments

  1. Po e lane hajdutin, gjithe veten dei ne gare ai do vjedh e. E kur nuk ka per te vjedhur vjedh veten, si me 30 korrik te 2019! Qente e rruges! Prite tani kur te komentoje ipaloqja.

    1. Gjithe shpresen e kane tek vota e te punesuarve ne administrate sepse SOROSIANET e RIVDEKJES, nuk i voton njeri, ata nuk kane asnje lidhje me socialistet, te cilet jane rrugeve papune dhe pabuke.
      Sa nga keta te punesuar jane punesuar duke paguar dhe dhene rrushfete tek banditet e edvin kristaqit?!
      TARIFAT qe marrin banditet e RIVDEKJES:
      1- Per punesim si infermiere marrin 6.000-8.000€.
      2- Per punesim si mesues 3.000-4.000€.
      3- Per punesim si mjek ne Tirane 10.000-12.000€.
      4- Per punesim si polic/gardist/ gardian burgjesh 5.000€.
      5- Per punesin ushtar 3.000-4.000€.
      6- Per punesim postier, elektricist, hidraulik, shofer, faturus, mirembajtes, mekanik etj, tek PSH, OSHE, UKT dhe entet e tjera shteterore ose sh.a.
      7- Per te filluar pune qofte si plenaxhi, ne bashki duket qe te paguash 6-muaj rrogen, vampirit edvin kristaqi.
      Le te dali dikush e te thote se ka filluar pune qofte edhe tek gjelberimi apo pastrues rrugesh, papaguar rrushfet, kush e garanton se vota e ketyre hallexhive te vjedhur e grabitur do te shkoj per RIVDEKJEN dhe bastardin edvin kristaqi?!

  2. Janë akuza të rënda, por që nuk janë artikuluar nga media por nga njeriu që e njeh shumë mirë Ilir Metën, vetë Sali Berisha, i cili nga viti 2009 e deri më 2013 ka bashkëqeverisur me të. Por dhe tani marrëdhëniet e tyre janë tepër të ngushta.

    Pak më vonë, në vitin 2015, Berisha e akuzoi Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Berisha foli edhe për një dosje që ndërkombëtarët kishin përgatitur për Metën.

    “Jep dorëheqjen, sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin”, tha Berisha. Në atë kohë Meta ishte Kryetar Kuvendi. Disa javë më pas, doli një raport sekret i OSBE për kriminalizimin e krerëve të politikës shqiptare.

    Por akuzat e Berisha ndaj Metës kanë qënë me të vërtetë të forta dhe deri më tani presidenti aktual nuk është përgjigjur, për t’i hedhur poshtë.

    Por, megjithatë ia ka “arritur” që teksa “merret” me punët e mbrojtjes së Kushtetutës, përplasjes me Edi Ramën, alpinizmin dhe plazhin, ta “sfumojë” parashikimin e Berishës.

    1. Mbetet të skjarosh që këto informacione i ke si agjent i FBI apo si lexues i rregullt i Mero Gëlbazës.

  3. Opozita tashmë duhet të bëhet shumë më luftarake në ndeshje me disa gazetarë të pamoralshëm që me paturpësi kërkojnë të mbulojnë skandalet flagrante të kësaj qeverie.
    Nuk më ka pëlqyer asnjëhere gjuha vulgare në diskursin publik , një veçori kjo e dukëshme në komunikimin publik të Ramës. Por si ai ka edhe gazetarë që abuzojnë me gjoja batutat , ironinë cinike e deri me.gjuhën seksiste të neveritëshme të Lorenc Vangjelit.
    Në kushte të tjera , do të më dukej jo normale përgjigja që i dha Petrit Vasili, zellit të madh të këtij gazetari , për të mbrojtu të pambrojtshmin Rama, por më vonë i dhashë të drejtë.
    Kam vënë re se ky palo gazetar, gjatë debateve duke e shitur djallëzinë e tij për zgjuarsi, bën pyetje cinike provokative për të devijuar objektin e debatit, dhe shfrytëzon fundin e tij për të bërë komentin, gjithnjë në mbrojtje të së keqes, idhullit të tij , Ramës.
    E pashë që e qepi gojën kur Vasili ja ktheu me monedhën e tij:
    More Lorenc, – i tha ai me të qeshur. Po sikur është ca si e dyshimtë kjo “dashuria e madhe” midis dy burave.

  4. Gjithe shpresen e kane tek vota e te punesuarve ne administrate sepse SOROSIANET e RIVDEKJES, nuk i voton njeri, ata nuk kane asnje lidhje me socialistet, te cilet jane rrugeve papune dhe pabuke.
    Sa nga keta te punesuar, jane punesuar, duke paguar dhe dhene rrushfete, tek banditet e edvin kristaqit?!
    TARIFAT qe marrin banditet e RIVDEKJES:
    1- Per punesim si infermiere, marrin 6.000-8.000€.
    2- Per punesim si mesues, marrin 3.000-4.000€.
    3- Per punesim si mjek, ne Tirane, marrin 10.000-12.000€.
    4- Per punesim si polic/gardist/ gardian burgjesh, marrin 5.000€.
    5- Per punesin ushtar, marrin 3.000-4.000€.
    6- Per punesim postier, elektricist, hidraulik, shofer, faturus, mirembajtes, mekanik etj, tek PSH, OSHE, UKT dhe entet e tjera shteterore ose sh.a. marrin 2.500-3.000€.
    7- Per te filluar pune qofte si plenaxhi, ne bashki, duket qe te paguash 6-muaj rrogen, vampirit edvin kristaqi.
    Le te dali dikush e te thote se ka filluar pune qofte edhe tek gjelberimi apo pastrues rrugesh, papaguar rrushfet, kush e garanton se vota e ketyre hallexhive, te vjedhur e grabitur, do te shkoj per RIVDEKJEN dhe bastardin edvin kristaqi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *