• |
ide | kryesore

Ndryshimet e kodit/ Komisioneri për zgjerim i BE: “shpresoj mos ndaheni nga Maqedonia për negociatat”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka bërë një paralajmërim të hidhur përpara vizitës së tij më Tiranë. Ai uroi që  kriza për miratimin e një pjese të ndryshimeve për kodin zgjedhor të mos kthehet në problem për të ndarë Tiranën nga Shkupi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

Varhelyi ka thënë se Brukseli po e ndjek me vëmendje reformën por do merret vetë me këtë çështje.

“Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë” ka deklaruar Varhelyi.

Ai e bëri këtë paralajmërim pasi kishte prezantuar raportin e progresit për Shqipërinë ku pati theksuar se vendi ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Lexo më tej:

Bruksel/ Ç’thotë raport progresi i BE-së për Shqipërinë

Kur pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit shumica qeverisëse hodhi idenë për ndryshime të njënshme në Kodin Zgjedhor dhe pasi OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.“Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE” shkroi ai atëhere në një qendrim në Tëitter.

Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni marrëveshjen e 5 qershorit

Duket se me këtë parantezë që ka hapur sot Varheley i ka bërë jehonë qëndrimeve të disa zërave të fuqishëm të Bundestagut Gjerman që e kanë lidhur caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me ndryshimet konsensuale për rregullat e lojës në zgjedhje.

“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet për fillimin e procesit real të negociatave, BE-ja ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të shtyra nga socialistët në pushtet, të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht”, theksoi “Euractiv”, një media shumë pranë qarqeve zyrtare në Bruksel. Sipas saj presidenca gjermane në fund të vitit mund te fillojë bisedimet për negociatat me Maqedoninë dhe mund të lërë ende në pritje vendin tonë.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Shqiperine do e ndajne nga Maqedonia ne mos tani me vone dhe veshtire se hyj ne BE. Faktin qe vizat u kthyen per shqipetaret kryeministri yne e justifikon me arsye te sigurise Evropiane kundra terrorizmit. Por nuk na thote se perse vetem per Shqiperine dhe jo per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi. E verteta e vizave qendron ne faktin se Shqiperia po mbushet me siriane e tuniziane, dmth nuk jemi me nje komb homegjen ne perberje, por nje shoqeri heterogjene. Me pak fjale shume shpejt emigrantet e paligjshem do pajisem me lejeqendrimi e pasaporta shqipetare. Prandaj dhe pyetesori online ka nje pike ku kerkohet te dihet kombesia dmth origjina e aplikuesit per ta kaluar ne verifikim pjesemarrjen ne luften e sirise apo ndonje celule tjeter terroriste islamike.
    Shqiperia po degjeneron dita dites si shtet por me rilindjen sorosiane edhe si komb. Kjo eshte e verteta e hidhur. Çdo pakt i fshehte eshte si puna e dardhes qe e ka bishtin mbrapa. Heret a vone gjerat do dalin sheshit, per ata qe kane sy e vesh ti kuptojne. Per ata qe manipulohen lehte dhe presin te lepijne ndonje kocke nga kazani i partise, shqiperia po ecen perpara me liderin global.

  2. As që diskutohet që do na ndajnë.Ata rikthyen vizat ,sinjal më të qartë a ka.Ja ariti qëllimit antishqiptari kjo ishte detyra e ngarkuar nga armiqtë e vëndit shërbëtor i të cilëve është.Kur to ta kuptojnë ata njerëz që akoma i besojnë.25 prilli është data e ndarjes përfundimtare për ti sjellë dinjitetin shqiptarëve e Shqipërisë.

  3. As që diskutohet që do na ndajnë.Ata rikthyen vizat ,sinjal më të qartë a ka.Ja ariti qëllimit antishqiptari kjo ishte detyra e ngarkuar nga armiqtë e vëndit shërbëtor i të cilëve është.Kur to ta kuptojnë ata njerëz që akoma i besojnë.25 prilli është data e ndarjes përfundimtare për ti sjellë dinjitetin shqiptarëve e Shqipërisë.

  4. dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

    Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.Shpellkare ku e lexuat ju qe be ktheu vizat apo se keshtu ju thote salihu ju ceceneve qe komentoni se u ho qen vizat,sot dine te lexojne te gjithe

      1. E ke gabim, eshte vrime ku ka hyre trangulli dhe nuk eshte trangull. Ai vete e pranon,, se eshte bere padrejtesi me banoret e Astirit dhe duke dashur t’ia fuse Bashes (jo se i plasi kujt per Bashen) ia ka futur vete poshtersigjatesise se tij. Po c’te besh, kaq tru kane dhe kaq flasin. E keqja eshte se mund t’ia heqin te drejten e sufllaqes dhe e lene pa buke, ose mund edhe ti japin ndonje verejtje me shenim ne biografi

    1. Dy veshët (dokumentet) tënd të gjatë po mundohem ti verifikoj nga çfarë shkruan këtu se a janë të lepurit a gomarit.
      Po çfarë lidhje ka o oveshgjatë ky shkrim për komisionerin e BE, me gënjeshtrat për Bashën që përhap lepurushi gënjeshtar LalPlehu ?

  5. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.Po ju o shpellkare cecene per cfare e mbroni kete vemje politike,apo per supen falas qe ju ofron basha mbas cdo fitorje qe arrin,merini me dokumentin e bere publik qe basha ka perfituar nga oligarket qe ben sikur i shan,supen e keni gati

  6. “Kur të bëhet Deti Jonë kos, me dhitë e Monikës, dhe unë Ilir Meta të bëhem përsëri “Like Floriri”, e dini çfarë do t’ju bëjë ju 97 deputetëve që ju listova emrin?! Do t’ju ha mutin…”! Ja, pra, në çfarë dore kanë rënë të mjerët shqiptar, të cilët të marrin gjak në vetull, por që horri që ata kanë përball, vetëm gjakë shqiptari kurr nuk ka patur në venat e tij të trasha…

  7. Ore kete kurven e lodhur kush do ta marre persiper? Po ja keni lene rusit mos na cani me karin. Mos prisni si te habitur qe kurva te beje te ndershmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *