• |
ide | kryesore

Nuk ka Top të Artë? France Football ndërmerr një trofe të jashtëzakonshëm: “Dream Team”

-Instant, F1, Sport



Për shkak të pandemisë që tronditi botën e futbollit në sezonin e kaluar, Topi i Artë 2020 nuk do të dorëzohet e kështu France Football ka vendosur të ndërmarrë një konkurs të ri, “Dream Team”, që synon të zgjedhë 11 lojtarët më të mirë të historisë së futbollit (duke nisur nga vitet ’50), rol për rol.

Votimet për këtë edicion të paprecedentë të revistës prestigjoze franceze, ka nisur pikërisht sot 6 tetor, por lista e lojtarëve të nominuar (10 për cdo rol) do të zbulohet nga e përjavëshmja franceze në tre momente të ndryshme e vota mund të shprehet vetëm nga 170 specialistët e Topit të Artë në të gjithë botën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *