• |
ide | kryesore

“O je shtatzanë, o nuk je shtatzanë”, sarkazma e Metës me ambasadat për “5 Qershorin”

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE nuk patën një reagim direkt për të mbrojtur marrëveshjen, të cilës i dolën garant, kur Rama ndryshoi Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Gjatë intervistës së tij për “Tempora” me gazetaren Sonila Meço, presidenti Meta u pyet për reagimin hezitues të ndërkombëtarëve dhe kur foli për vendin ku u firmos ajo, rezidenca e ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i shtetit lëshoi batutën e rradhës.

Ilir Meta: Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Dhe kjo krizë është artificial, e kam thënë dhe më parë”

Sonila Meço: Cila krizë? Se ka disa…

Ilir Meta: Ka krizë më të madhe se sa politikanët që firmosin një marrëveshje dhe pas disa ditësh shkelin marrëveshjen që firmosin. Një politikan edhe kur e thotë një gjë në publik, duhet ti qëndrojë.

Sonila Meço: Nuk janë ndryshime, janë shtesa, thotë arbitri…

Ilir Meta: Tani arbitër është populli shqiptar, të lutem. U lodhëm me këto muhabete, me këto historira.

Sonila Meço: Aty u nënshkrua dhe marrëveshja zoti Meta. E mbani mend ju ku u nënshkrua? As në territor shqiptar jo, në territor amerikan.

Ilir Meta: Nuk e di ku është nënshkruar, por unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh.



4 Comments

  1. Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

    Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.

  2. “Pse nuk e vramë Saliun? Ai ka frikë, nuk jemi vetëm ne që na ka vra. Por unë edhe me e pas në gjumë nuk i bëj asgjë

  3. Vini re se për çfarë bën fjalë shkrimi e si komentojnë rrogtarët e Ramës me stilin e tij , kodra pas bregut.

  4. Mos I pirdhni me Kim dhe Sorecen jane stani Soros dhe Presidenti Trump nuk po ja del dot me kete pjelle. Ishalla Trump edhe 4 vjet te tjera tiu fshij.
    Rrofte Presidenti Trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *