• |
ide | kryesore

Pasagjerët dhunojnë të moshuarin në avion pasi refuzoi të vendosë maskën

Lajme, Planet



Një i moshuar është dhunuar brutalisht brenda një avioni, që po bëhej gati të nisej nga Arizona, pasi ka refuzuar të vëeë maskën mbrojtëse kundër koronavirusit.

Rylie Lansford po qëndronte ulur brenda avionit në Mesa të Arizonës që planifikonte të udhëtonte drejt Utah, kur shpërtheu dhuna.

Lansford ka arritur ta filmojë një pjesë të dhunës dhe ta publikojë në llogarinë e tij në Instagram, ku deri më tani është parë nga më shumë se 20 mijë persona.

Në video shihet sesi rriheshin disa persona, ku një burrë me maskë godiste vazhdimisht në kokë një të moshuar, i cili sipas autorit të videos kishte të vendosur “një lloj mburoje”, por që në video nuk shihet.

Edhe pse anëtarët e sigurisë të aviokompanisë mundohen ta vënë nën kontroll situatën, grushtat shkëmbeheshin mes palëve.

“Është çmenduri sesi gjithçka filloi për shkak të një maske”, ka deklaruar Lansford për televizionin lokal KSL.

E në një video tjetër, Lansford ka shpjeguar se rrahja ndodhi për shkak se pasagjeri i moshuar kishte mburojë dhe refuzonte të mbante maskë, siç e përcakton edhe protokolli.



1 Comment

  1. Keshtu ndodh kur perhap medja panik pa fund. Avioni eshte nje nga vendet me te sigurta per te mos marr covid, pasi ka nje qarkullim ajri shume te mire. Ne Avion ajri ne gabine ndrrohet cdo rreth 3 min, sa per krahasim, ne zyrat qe kane respirator ajri ndrohet rreth cdo 2 ore.
    Megjithate eshte me mire qe te jesh pa gje fare sesa me kto mburojat plastike qe perdorin ca veta qe i duket vetja trendi. Ato jane shume te demshme pasi ne rast se teshtitesh e drejtojne direkt teshtimen te personi qe ke ngjitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *