• |
ide | kryesore

PD pas premtimit të Ramës pë rritjen e pagave të mjekëve: Gënjeshtër parazgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga kampi i opozitës ishte Jorida Tabaku ajo që reagon menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të rrisë me 40% pagat e punonjësve të shëndetësisë.

Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se “asnjë gënjeshtër parazgjedhore nuk e zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë”. Sipas saj, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Reagimi i Tabakut:

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.
Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.
Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.
Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.
Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!



2 Comments

  1. Pasi u shtoj shqiptareve edhe nje barre tjeter izolimin e vendit si ne monizem tani lideri boteror ben show-un dhe mashtrimin e radhes ate te rritjes se pagave.

    Akoma e nxirrni ne media lugatin duhej te ishte ne banken e te akuzuarve e jo tu shesi dengla shqiptareve.

  2. Pirdh pirdh o Tabak se lirohesh.
    Cfar do thuash kur te rriten rrogat ?
    Keshtu keni thene per cdo gje qe ka nisur Rama , por kur e ka perfunduar ate gje , ju nuk keni kerkuar asnje here te vetme falje per genjeshtrat qe keni thene deri sa Rama i ka perfunduar ato gjera.
    Shikoni pak ne historikun e ketij protali dhe do shikoni se sa fiasko keni dale ( gjithmone) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *