• |
ide | kryesore

Rama ultimatum Vuçiçit: Kërkoji ndjesë Shqipërisë

Arkiva



Kryeministri Edi Rama ka paralamjëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se do t’i dërgojë notë verbale, nëse nuk kërkon ndjesë për deklaratat e ministrit të tij të Mbrojtjes, Alekasandër Vulin.

Ky i fundit disa ditë më parë teksa përdorte terma fyes referuar shqiptarëve tha se po krijohet “Shqipëria e Madhe”.

Kryeministri Rama tha se kjo deklaratë është një fatkeqësi, të cilën duhet ta mbajë Presidenti Vuçiç, ndërsa shtoi me tone të ashpra se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë shqiptare.

“Pres një ndjesë nga presidenti. E kuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi duhet ta mbajë për vete. Ministria e Jashtme ka vijuar procesin, është thirrur apo do të thirret ambasadori serb për t’i vënë notë verbale shtetit serb, për t’iu bërë të qartë se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e një ministri apo të kryeministrit të Shqipërisë.

Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë”, tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *