• |
ide | kryesore

Ronaldo-Mayorga, çështje pa fund: refuzohet kërkesa për anullimin

-Instant, Sport

Cështja e përdhunimit të pretenduar që përfshin Cristano Ronaldo, të akuzuar nga Kathryn Mayorga se ka abuzuar me të seksualisht në 2009 në Las Vegas, gjatë një takimi të rastësishëm në një hotel, duket se nuk ka fund. Sipas asaj që bën të ditur “Messaggero”, një gjykatës i qytetit amerikan, ku janë zhvilluar ngjarjet, ka refuzuar kërkesën e avokatëve të portugezit për të anulluar cështjen civile që gruaja ka ngritur kundër Cr7.



Palët tani duhet të akordohen mbi datën e fillimit të procesit. Nëse do të vlerësohet e nevojshme nga Gjykata, Ronaldo mund të jetë i detyruar të përballet me një konfrontim me gruan që e akuzon. E sidoqoftë një cështje pa fund nëse llogaritet se Mayorga, pasi ka marrë 375.000 dollarë për të mos hapur cështjen një vit pas ngjarjeve (me lojtarin që sidoqoftë nuk pranonte asnjë faj), në 2018 vendosi ta prishte akordin. Pasi humbi cështjen penale, ka provuar atë civile për të treguar se në momentin e paktit nuk ishte në kontroll të plotë të vullnetit të saj.

Në mbështetje të arsyes së saj, Mayorga ka përfshirë edhe psikiatrit. Gjykatësi ka vendosur se cështja e stabilitetit mendor duhet të vendoset nga Gjykata. Për këtë motiv po shkohet në proces. Gruaja kërkon 215.000 dollarë për dëmet që akordi i ka shkaktuar e të jetë e lirë nga detyrimi i heshtjes mbi atë që ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu