• |
ide | kryesore

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19 në Maqedoni, konfirmohen pozitivë 225 raste të reja

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1841 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv 225 raste të reja me Covid-. Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Dy prej tyre janë nga Shkupi (75 dhe 98 vjet), tre nga Gostivari (82, 68 dhe 65), një nga Koçani (69), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (64).

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë shënuar 159 pacientë të shëruar.  Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 19.096 pacientë me koronavirus, mes të cilëve 768 persona kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *