• |
ide | kryesore

Video/ Helikopteri që filmonte garën fajësohet për përplasjen e frikshme në Giro d’Italia

-Instant, Sport, Video



Momente dramatike në etapën e katërt të Giro d’Italia, nga Catania në Villafranca Tirrena, prej 140 km. Hollandezi Etienne van Empel e italiani Luca Wackermann i Vini Zabù Brado janë goditur nga paretet kufizuese ndërsa po përballonin qindra metrat e fundit të fraksionit. Dy garuesit kanë mbetur shtrirë në asfalt, por për ciklistin italian gjendja klinike është shfaqur menjëherë kritike.

Shkaku i aksidentit ka qenë befasues. Sipas asaj që ka bërë të ditur skuadra e tyre në Twitter, “era e fortë ka fluturuar një prej pareteve kufizuese që përfundoi në rrugë”. Van Empel e përfundoi provën, edhe pse me dhimbje, ndërsa Wackermann është tërhequr, por është koshient.

“Barrierat nuk ishin të lidhura e i ka fluturuar në rrugë një shkulm ajri i provokuar nga helikopteri i televizionit që filmonte. Luca humbi ndjenjat gjatë transportimit për në spital” ka komentuar Angelo Citracca, general manager i formacionit Professional Continental në një intervistë telefonike me Rai-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *