• |
ide | kryesore

Vulin: Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme ftoi ambasadorin e Serbisë në Tiranë për t’i dorëzuar një shënim verbal, pas deklaratave të Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Rama tha se nuk do të tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.


“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë”, tha Rama.


Menjëherë pas kësaj, Vulin i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë falje Serbisë.

“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja”, – tha Vulin në një deklaratë të botuar më 6 tetor në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerësoi gjithashtu, siç e quajti, se “aksidenti që do të shkaktohej nga ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte aksidenti i të gjithëve në Ballkan dhe deklaroi se do të luftonte kundër.

“Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj”- thotë deklarata e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Në muajin e fundit, gjashtë deklarata u botuan në faqen e internetit të Ministrisë Serbe të Mbrojtjes në të cilën Vulin, i quajti ata “Shiptars”, duke injoruar vendimin e gjykatës në Serbi sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

11 Comments

  1. Keta bejne gjoja loje luftash me karten e nacionalitetit.

    Dihet se kush eshte Ramuti argati i Beogradit.

  2. Ministri Vulin, si perfaqesues i ish kolonizatoreve Serb, ka gjithe te drejten e tij te vajtoj per faktin, qe shqiptaret ne Ballkan, sot jane faktore vendimares ne tokat e tyre. Une uroj qe kryeministri Rama per veç aftesise se tij polimikzues te kushtoj me shume vemendje rritjes se gjetjes se mekanizma qe do zhvillonte ekonomine e gjithshka tjeter ne trojet shqiptare.

  3. EJ RAMA MOS BEJ FORTUNE NE GOTE TE UIJT Leri pallavrat se prishesh ti me parterin tend qe keni bere dashuri ka 12 vite pra me vucic ju jeni nje dyshe si ajo kryeminisrija serbe qe eshte me partnere dhe ju dy jeni parnter me njeri-tjetrin leni ata ti se si ha populli keta ata mun ti haj vetem spiropali me sorollupin e saj dhe sekti i juaj anti njerzim,familje.

  4. “Pse nuk e vramë Saliun? Ai ka frikë, nuk jemi vetëm ne që na ka vra. Por unë edhe me e pas në gjumë nuk i bëj asgjë,mos u masturbo o yuri me salihun

  5. Si gjithnje mundohet ti vij ne ndihme Vucic me skena te tilla. Me proserb se Rama nuk ka pasur historia nga koha e Esad Toptanit.

  6. “Kur të bëhet Deti Jonë kos, me dhitë e Monikës, dhe unë Ilir Meta të bëhem përsëri “Like Floriri”, e dini çfarë do t’ju bëjë ju 97 deputetëve që ju listova emrin?! Do t’ju ha mutin…”! Ja, pra, në çfarë dore kanë rënë të mjerët shqiptar, të cilët të marrin gjak në vetull, por që horri që ata kanë përball, vetëm gjakë shqiptari kurr nuk ka patur në venat e tij të trasha…Harrove serbin salih karaxhic berisha o shpellkari cecen Prova

  7. Nuk e kuptoj arsyen e kesaj retorike .
    Qe ministrit te mbrojtes te serbise nuk i lindi nje mengjes te bukur ideja te fillonte kete polemike dhe retorike te ulet kundra nesh kjo dihet .
    Asgje ne Serbi nuk behet spontanisht, aq me teper nga ministri i mbrojtjes. Gjithcka eshte e studiuar me pare se ku do shkohet dhe si do shkohet.
    Nuk besoj se Serbia po i jep nje dore Rames per fushaten zgjedhore ( do ishte shume dilitante dhe foshnjerore) , por atyre dicka nuk po ju pelqen nga situata e tanishme ne rajon.
    Para 3 ditesh Vucici beri nje deklarate ku gjoja fliste i shqetesuar per ‘konfliktet e ngrira’ , dhe mori si shembull Azerbaxhanin dhe Armenine. Shume anal-ista dhe portale shqiptare shkruan me te madhe ‘ TREMBET SERBIA’ .
    Por po ta lexoni mire intervisten e tij, ajo me shume i njgjan nje kercenimi . Shikoni situaten ne Azerbajxhan. Azeret po RIMARRIN nje province qe atyre ju ishte marre me force nga ARMENE ETNIKE , dhe qe nderkombetaret nuk e njohin si te pavarur.
    Ai konflikt ka shume njgashmeri me ne.
    I vetmi ndryshim eshte se Nagorni Karabakun nuk e njeh asnje shtet , kurse Kosoven e njohin gati gjysma e shteteve.

  8. Eshte nje lloj ndihme ne distance nga Vulin per ti dhene nje dore Ramutit ne prag te zgjedhjeve per te luajtur me karten e nacionalitetit.
    Kot nuk thone qe nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve.

    1. Po nuk eshte per zgjedhjet ne shqiperi o Muti i Kristaqit. Nuk do shkonin deri tek ministri i mbrojtjes per kete gje. Mjaftonte nje zevends minister ose nje parlamentar nacionalist per kete polemike idjote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu