• |
ide | kryesore

Xherdan Shaqiri i infektuar, futet në izolim: Federata zvicerane sqaron protokollin

-Instant, Sport



“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19”. Lajmin e ka bërë të ditur Federata zvicerane e futbollit, pasi lojtari i Liverpool është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës helvete në grumbullimin e kombëtares. “Në akord me autoritetin shëndetësor, Shaqiri është në izolim. Masat e ashpra të mbrojtjes e kërkesat e UEFA-s për skuadrat kombëtare në konform me “Protokollin UEFA Return to Play” janë respektuar në mënyrë rigoroze, që nga fillimi i lëvizjes. Në lidhje me këtë situatë, janë aktualisht duke u kryer qartësime me autoritetet sanitare lokale për mënyrën e procedimit”, ka specifikuar komunikata për shtyp.

Shaqiri është futbollisti i tretë i Liverpool-it që është pozitiv ndaj COVID-19, pasi mesfushori spanjoll Thiago Alcantara dhe sulmuesi senegalez Sadio Mane u infektuan javën e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *