• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës analizon raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Komisioneri Várhelyi i bëri këto komente teksa paraqiti sot Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian pritet të hapë rrugën Shqipërisë për konferencën e parë të anëtarësimit, pasi, sipas raportit periodik të tij, ajo i ka plotësuar kushtet për këtë.

Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe.

Në raport thuhet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.

Edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë vlerësohet se është i përgatitur mesatarisht, ku ka vazhduar një reformë gjithëpërfshirëse dhe e plotë.

Institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit kanë ecur me proceset për të mbushur vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas raportit, rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si vettingu, ka përparuar në vazhdimësi, duke sjellë rezultate të prekshme, pasi u trajtuan mbi 286 dosje dhe 62% e tyre sollën dorëheqje dhe shkarkime për pasuri të pajustifikuara.

Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër tij.

Autoritetet, thuhet në raport, forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë raporti shton se numri i hetimeve mbetet i lartë, por dënimet përfundimtare ndaj zyrtarëve të lartë mbeten të kufizuara deri sot.

Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së.

Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave. Por shqetësimet në lidhje me të drejtat e pronës janë ngritur edhe nga qytetarë të pakicës greke në rajonin bregdetar jugor.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Ndryshimet vlerësohen se nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend.

Komisioni shtoi se përfaqësuesit e shumicës qeverisëse premtuan për të ndjekur Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe projektligji për mediat është duke u rishikuar.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive./VOA



21 Comments

  1. ”” Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare. ””

    Po Meta dhe Vasili sikur thane qe BE do ja mbulli deren Shqiperise se u prish marrvshja e 5 Qershorit .
    Biles dhe nje deputet euorpian i PPE ( partive simotra te PDs) deklaroi se ‘ RUGA E SHQIPERISE PER NE BE PO RREZOKOHET SERIOZISHT” .

    Tani po na del ndryshe historia .

    1. Ne rregull, po halli eshte se shqiptaret e mesuan se ju jeni sherbetore te kriminelit nazist, sionistit, Josef Shwarc aka Xhorxh Soros!
      Problemi eshte se juve ju ra maska, ju doli surrati i felliqur sheshit!
      Ju komisionieret dhe BE-ja, jeni RIVDEKJA, jeni korrupsioni, jeni Mogerini, jeni Vllautini, jeni krimi ne pushtet, jeni vjedhja, grabitja, makuteria, antiligji, jeni padrejtesia, jeni shkaterimi i Shqiperise dhe shqiptareve, jeni imoraliteti, jeni krimi, jeni Edvin Kristaqi, jeni banda e bastardeve qe e rrenuan kete vend!
      Me ju dhe me banden qe ju sherben, ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve, do te shifemi, me 25 Prill 2021.

  2. Historia me perralla euro-atlantike dhe me integrime aka BE vazhdon. Per arsye se shqiptaret,kosovaret,dhe boshnjaket jane te besimit musliman ruspia Europe dhe nena amerike ka menduar minishengenin ballkanik me qender ne Beograd. Integrim rajonal jo Europian aka New Yugoslavia.

  3. Sipas Komisionit Europian ne kemi qene gati qe ne vitin 2016 per hapjen e bisedimeve. Pastaj me vone

    jo vetem ishim gati por edhe u dekoruan ambasadore dhe u hapen shampanjat per hapjen e negociatave.

    Por per ” cudi” sa here Komisioni thote qe ne jemi gati,ne jo vetem nuk na hapen negociatat por shtohen

    kushtet, te cilat ne kohe te PD-se ishin tre, pastaj me ardhjen e rilindjes u bene 5 pastaj 7 dhe ne fund

    plot 15. Natyrshem shtrohet pyetja : si ka mundesi qe sa me shume zhytemi ne llumin e korrupsionit, sa

    me shume cmontohet demogracia e brishte duke u kthyer gjihnje e me teper ne nje autokraci dhe ne

    nje hajdutokraci, sa me shume rritat ekonomia informale dhe pastrimi i parave qe vine nga rrjetet kriminale

    dhe te korrupsionit,sa me shume varferohet populli dhe majmen nje grushte pushtetaresh dhe nje grusht

    oligarkesh dhe banditesh le lidhur me pushtetin dhe per rrjedhoje sa me shume i largohemi negociatave

    aq me shume shoku Komision Europian i meshon deklaratave tallese dhe fyese per cdo njeri normal

    ketej ne nahijen tone gjysme aziatike se Shqiperia paska perparuar ne objektivat per hapjen e

    negociatave. Si ka mundesi qe pikerisht tani kur PS thyen e ben te pavlefshme marreveshjen e 5

    qershorit, kur bashkekzistenca institucionale pozite opozite eshte bere e pamundur, kur te gjitha

    pushtetet jane kapur nga nje dore ,kur dita e zgjedhjeve ne vend qe te jete nje dite feste e demokracise

    eshte nje mine me sahat jo vetenm per ekilibrat pozite opozite por edhe per ekulibrat zocial e

    per pasaoje edhe per stabilitetin ne emer te te cilit u tolerua rrenimi i demokracise, si ka mundesi

    pra qe pikerisht tani qe kemi bere kaq shume hapa prapa dhe Shqiperine nje fije peri e ndan nga nje

    shperthim social me pasoja te paparashikuara pasi te pakten gjysma e popullsise jo vetem eshte e

    paperfaqesuar per eshte plotesisht e perjashtuar nga jeta politike , ekonomike dhe ndihet si ne nje

    rregjim pushtimi, si ka mundesi pra qe Komisioni i perdor keto deklarata si mbulesa te prapesive te

    ketij regjimi qe po i pregatit gropen Shqiperise. Ne qofte Europa si ai komision kurre mos shkofshim

    ne Europe.

    rregjim pushtimi

  4. Kesaj i thone tallje trapi me shqiptaret.

    Ramuti eshte vegla e tyre qe justifikon alibine e tyre se gjoja ata kane te drejte por faji eshte juaji.

  5. Po pse si mendoni ju se Ramuti ben sipas kokes se vet. Ai njihet ligjerisht qe eshte nje dhjaks qe mbush breket sillni nja 300 tropojane te armatosur te km-ja dhe ai do te marri arratine nga syte kembet. Pas tij fshihet Amerika dhe BE-ja me qarqet anti-shqiptare.

    1. uuuu Neri !!!!
      Cfare paske komentuar Neriiii… !!
      Pse i humbe piket me kete budalllallik qe ke shkruar Neriiiii!
      Paske rreshqitur vlla .

  6. Nuk duam analiza por duam ndihme ne keto dite te veshtira per kombin tone. Nqs kjo eshte Amerika me dy fytyra ne shqiptaret ju themi GO TO HELL.

  7. Ne rregull, po halli eshte se shqiptaret e mesuan se ju jeni sherbetore te kriminelit nazist, sionistit, Josef Shwarc aka Xhorxh Soros!
    Problemi eshte se juve ju ra maska, ju doli surrati i felliqur sheshit!
    Ju komisionieret dhe BE-ja, jeni RIVDEKJA, jeni korrupsioni, jeni Mogerini, jeni Vllautini, jeni krimi ne pushtet, jeni vjedhja, grabitja, makuteria, antiligji, jeni padrejtesia, jeni shkaterimi i Shqiperise dhe shqiptareve, jeni imoraliteti, jeni krimi, jeni Edvin Kristaqi, jeni banda e bastardeve qe e rrenuan kete vend!
    Me ju dhe me banden qe ju sherben, ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve, do te shifemi, me 25 Prill 2021. Me hir apo me pa hir, fundi i SOROS-DIKTATURES, po afron!

  8. dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

    Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.Xixa dhe neri u kthyer me kohe te plote ju ka bere mira supa e salihut o guerilasit e pd

  9. Çfare eshte Shqiperia per Ameriken ?
    Nje lagje e New York-ut po te duan ata i japin zgjidhje

    Problem solve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *