• |
ide | kryesore

20 mijë firma kundër Bartomeut: brenda 20 ditësh organizohet votëbesimi tek Barcelona

-Instant, Sport



Komiteti “Mes que una Mocio” ka komunikuar se ka kaluar 16.521 firmat për ti hequr votëbesimin Josep Maria Bartomeu: numri është i rëndësishëm sepse është shifra minimale e cila bën që Barcelona të organizojë (brenda 20 ditëve) një votim për ti hequr besimin presidentit e Këshillit të Administrimit. Firmat në realitet do të arrijnë, ose sidoqoftë do ti shkojnë afër, kuotës 20 mijë që është dëshmuese për pakënaqësinë përreth blaugranave, pas verës së vështirë që kulmoi me kërkesën e paplotësuar të Messi për tu larguar.

“Objektivi i arritur” ka shkruar në Tëitter Jordi Farré, promotori i votëbesimit e anëtar i CDA-së. “Dua të falenderoj personat që kanë firmosur, duke e ditur se do ta arrinim kuotën minimale. Kanë qenë ditë të vështira. Bartomeut i them: të mos shkojmë tek votëbesimi, dorëhiqu sa më shpejt kështu mund të zhvillojmë zgjedhjet e reja” ka komentuar Farré.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *