• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë/ Humb jetën 26-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Kurbin. Sot aty humbi jetën një 26 vjeçar.

Dyshohet se personat kanë qenë në tentative për grabitje. Makina tip Audi A3 me targë AA 603 IG e vjedhur në Laç.

‘Audi’ ku udhëtonin shoferi dhe viktima, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, duke ikur me shpejtësi.

Për këtë arsye, uniformat blu i janë vënë nga pas mjetit, i cili nga shpejtësia e lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës. Gjatë kontrollit në mjet policia ka gjetur doreza dhe maska.

Gjithashtu ka rezultuar se makina ka pasur të mbivendosur një targë tjetër. Të gjitha këto detaje kanë hedhur dyshime të forta te policia se dy personat që udhëtonin me “Audi-n” do të kryenin një ngjarje kriminale, grabitje ose vrasje.

Çfarë thotë zyrtarisht policia 

Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *