• |
ide | kryesore

Akuzat e ministrit serb për ‘Shqipërinë e Madhe’, Tirana i nis notë verbale Beogradit

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nuk vonoi shumë për t’i përcjellë Beogradit një notë verbale, pasojë e ofendimeve të ministrit të mbrojtjes Aleksandër Vulin. Në dokument shprehet indinjata e thellë ndaj gjuhës fyese dhe atyre që përshkruhen si akuzave të pabaza drejtuar Republikës së Shqipërisë nga ana e Vulin, ndërsa kërkohet një reagim i autoriteteve shtetërore të Serbisë.

“Gjuha ofenduese dhe komunikimi i të pavërtetave në adresë të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, nuk është mënyra e duhur për zgjidhur mospajtimet politike. Për më shumë, publikimi i deklaratave të kësaj natyre në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i jep një karakter institucional qëndrimeve të Ministrit.

Me anë të kësaj Note Verbale, dënojmë gjuhën e përdorur dhe kërkojmë distancim të qartë dhe të hapur të autoriteteve shtetërore të Serbisë nga gjuha e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin”, thuhet në dokument.



3 Comments

  1. Loja e ndyre e Ramutit me karten e Nacionalizmit per ti hedhur hir ne sy shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *