• |
ide | kryesore

Apeli shprehet për Erzenin e Elbasanin: FSHF vendos për formatin e Kategorisë së Parë

-Instant, Sport



Erzeni e Elbasani mbeten në Kategorinë e Parë e kompeticioni, në të njëjtën kohë, nuk e ndryshon formatin duke qendruar me 18 skuadra të ndara në dy grupe. E gjitha kjo pasi Komisioni i Apelit i ka dhënë të drejtë dy klubeve për të marrë licensimin e nevojshëm për të qenë pjesë e kampionatit edhe për sezonin 2020-21. Tashmë pritet hedhja e shortit për ndarjen e skuadrave dhe përcaktimin e kalendarit.

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Apelit për Licensimin e Klubeve për ti dhënë licensën Erzenit dhe Elbasanit. Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e të dy klubeve të cilat kërkonin rrëzimin e vendimin të Komisionit të Licensive të shkallës së parë që kishte refuzuar licensat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi ti japë licensën skuadrave pasi është verifikuar se të dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licensimit.

Skema e Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshuar edhe në sezonin 2020-2021, me 18 skuadrat pjesëmarrëse që do të ndahen nga Grupet A dhe B. Shorti për edicionin e ri do të hidhet ditën e premte, datë 9 Tetor 2020, ora 11:00, në ambientet e Air Albania Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *