• |
ide | kryesore

Cavani shock: “Mendova të tërhiqem kur u infektova me Covid”

-Instant, Sport



Tani Edinson Cavani është kthyer të buzëqeshë pas firmës me Manchester United, por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për uruguajanin. E ka zbuluar vetë ish-sulmuesi i PSG: “U infektova me Covid e mendova të tërhiqem”. 33 vjecari ka rrëfyer më pas eksperiencën e tij të keqe me virusin: “Pasi u kthyeva nga pushimet në Spanjë, e dashura ime e unë bëmë testin që rezultoi negativ, pastaj u detyruam të bënim një tjetër sepse ajo filloi të shfaqte simptoma e rezultoi pozitiv”.

Cavani është akoma shumë i shqetësuar si ka thënë për emitentin radiofonik argjentinas ‘Dos de punta’: “E vërteta është se u trembëm shumë. Falë Zotit jemi mirë. Përpara futbollit, vinte shëndeti i familjes. Mendova të resht së luajturi, duke pritur që e gjithë kjo të kalonte. E gjithë ajo që po ndodh në botë të bën keq e nxit shumë paqartësi, sepse askush nuk e di cila do të jetë zgjidhja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *