Pas prezantimit zyrtar të projektit për qendrën e re sportive të Fiorentinës, Rocco Commisso, presidenti viola, ka folur me gazetarët prezentë e nuk mund të mos përmendte lamtumirën e Federico Chiesa, që kaloi tek Juventus pas një telenovele të gjatë merkato: “Nëse mbetëm të mërzitur pas lamtumirës së tij? Është e vërtetë. Në Chicago vitin e kaluar gjëja e parë që bëra ishte të prisja Chiesan përpara autobusit: po ju them se akoma nuk kam folur me të, mendojeni vetë, asnjë telefonatë. Nuk mendoj se e meritoj këtë sjellje”.
Sulmuesi mbërriti në Torino me formulën e huazimit dyvjecar: 2 milionë euro për të parin e 8 për vitin e dytë. Detyrimi i blerjes i fiksuar për 40 milionë plus 10 bonus, me këtë të fundit që do të nisë nga sezoni 2021/2022, mbi kushtet specifike të sezonit të parë në bardhezi të lojtarit: pozicionimi i Juves mes 4 të parave të kampionatit, arritjen e 60% të prezencave totale me Chiesa në fushë për të paktën 30′ ose me arritjen e 10 golave e 10 asist.