• |
ide | kryesore

Demokratët e Fierit zgjedhin nesër kandidatët për deputetë, 22 emra në garë (Lista)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër në orën 10:00 deri në 18:00 anëtarët e Partisë Demokratike Dega Fier, do të zgjedhin kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Për 16 mandate që ka qarku Fier në garën brenda selisë blu do të jenë 22 emra. Në listë, vihet re mungesa e dy emrave të njohur të PD-së, siç është ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili është tejet aktiv si në media audiovizive dhe ato siclae, si dhe ish-ministri Genc Pollo.

Kjo lënie jashtë listës së Fierit nuk do të thotë domosdoshmërisht përjashtim, pasi mund të ndodhë si në rastin e ish-deputetit vlonjat Agron Shehaj, i cili u “largua” nga vendlindja për të garuar në Tiranë apo dhe rasti i Nokës i cili nga Kukësi do vendoset në kryeqytet. Priten surpriza se në cilat degë do të jenë si Alibeaj dhe Pollo, ky i fundit me merita të madha në PD, pasi ka marrë pjesë në themelimin e saj.

Njoftimi i PD Dega Fier

Neser dt. 08. 10. 2020. Nga ora 10:00 deri ne oren 18:00, ftohen te gjithe antaret e PD Dega Fier, prane zyrave te saj, me parimin nje antare nje vote, per te konfirmuar kandidatet per deputet.

Menyra e votimit:

Vendos shenjen X te kuadrati perbri emrit te kandidatit qe nuk deshironi te jet perfaqsuesi juaj. Pra nuk jeni dakorte me te.

Keni te drejte te kontestoni deri ne 4 kandidate.

Ose vendos X ne kuadratin ne fund te fletes se votimit, per ti votuar ne bllok te gjithe kandidatet.

Suksese Partise Demokratike te Shqiperise.

Suksese PD Dega Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *