• |
ide | kryesore

“Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak. Dhe mua s’mund të më bëjë asgjë, askush”, deklaratat e Trump dhe domethëniet e tyre

Lajme, Planet



Në botën perëndimore po tundin kokën ndaj sjelljes së Presidentit të SHBA Trump, i cili është i sëmurë me COVID-19. Te përkrahësit e tij, sidoqoftë, sjellja e fortë shënon pikë, thotë Ines Pohl, aktualisht në Ohajo.

Disave mund t’u kujtohet ende: në fillim të fushatës së fundit zgjedhore në 2016, Donald Trumpi deklaroi me plot gojën se ai mund të vriste dikë në zemër të New York-ut dhe të mos humbte asnjë votues. Tani, presidenti aktual i SHBA nuk ka vrarë askënd në Avenue 5, por mënyra se si sillet është shumë afër me këtë.

 Maska vetëm për frikacakë

Kishte 72 orë që ai e dinte se qe infektuar me koronavirus para se të njoftonte se mund të infektonte njerëz të tjerë me patogjenin e rrezikshëm. Ai vazhdoi të merrte pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore, të darkonte me donatorë të mëdhenj dhe të shkruante në Twitter se mbajtja e maskave ishte vetëm për frikacakët.

Por kjo nuk është e gjitha: pas vetëm dy ditësh në spital, kur me siguri vazhdonte të ishte shumë infektues për të tjerët, ai i urdhëroi rojet e tij të sigurisë ta nxirrnin para fansave të tij të rreshtuar. Në limuzinën e zezë presidenciale, e cila quhet “The Beast” (“Bisha”), me maskën e zezë prej stofi në fytyrë dhe me kopsën e këmishës të hapur, ai u shfaq me një pozë përshëndetëse fitimtari.

Dhe pastaj, një ditë më vonë, u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kur arriti në shkallët e sipërme të shtëpisë së tij të përkohshme, ai e hoqi maskën me vrull nga fytyra e tij. Dhe shkroi me gëzim në twitter se e gjitha nuk është aq e keqe, rreziku gjoja vdekjeprurës u krijua nga kundërshtarët e tij politikë – dhe megjithatë ai është shembulli më i mirë i kësaj: “Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak. Dhe mua nuk mund të më bëjë asgjë dhe askush”.

Vendim për dekada

Nga distanca, dikush do të mendonte se sjellja e pakujdesshme e Trumpit duhet të jetë e mjaftueshme për të parandaluar rizgjedhjen e tij. Këtu në terren e gjitha ka pamje tjetër.

Për të kuptuar votuesit në Shtetet e Bashkuara, duhet të merret parasysh se çfarë vendoset bashkë me një presidencë. Kjo është kryesisht përbërja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e së cilës zgjidhen për tërë jetën dhe që përcaktojnë vijën politike për dekada. Shumë më gjatë dhe më të fuqishëm se një president në tetë vitet e tij në post, nga të cilat ai kalon të paktën dy në modalitetin e fushatës.

Kundërshtarët e abortit, grupi i rëndësishëm i votuesve

Përveç kësaj, 25 përqind e të gjithë votuesve janë rreptësisht kundër abortit. Atyre nuk u intereson çfarë bën ose thotë një president: kryesorja, ai të luftojë të drejtën për të abortuar. Donald Trump mund të jetë i paparashikueshëm në shumë fusha, këtu ai është i palëvizshëm.

Dhe për klasën e mesme të lartë dhe për super të pasurit, Donald Trump ka vlerën e parave safi. Sepse, edhe këtu, ai i mban premtimet dhe shpërndan me bujari dhuratat e tij në taksa për ata që tashmë kanë shumë.

Pastaj ka shumë amerikanë që nuk e dinin më me të vërtetë se ku bënin pjesë, në këtë vend ku në më pak se 25 vjet shumica e bardhë do të jetë një pakicë. Derisa erdhi Donald Trumpi, i huaji në politikë dhe presidenti i parë pas presidentit të parë me ngjyrë. Ai premtoi ta ruajë fuqinë e Amerikës së vjetër dhe të bardhë, të luftojë imigracionin dhe të kufizojë ndikimin e jo të bardhëve sa më shumë që të jetë e mundur. Ai premtoi të rikthente vendet e punës që kishin migruar jashtë vendit dhe të rikthente vendet e shkatërruara, më parë industriale, në madhësinë e tyre të vjetër.

Ky grup i fundit u trondit kur superheroi i tyre u sëmur papritur dhe kur filloi t’i merren këmbët. Kjo është arsyeja pse ishte taktikisht e mençur se si e vendosi tani Trumpi veten në qendër të vëmendjes. Demonstrimi i tij i forcës funksioni, për ata që i duhen shumë nëse dëshiron të ketë fare një shans për të fituar zgjedhjet.

Bideni varet nga gabimet e Trumpit

Për të gjithë të tjerët, demokratet zezakë që tregojnë me lot në sy se si vdiqën anëtarët e familjes së tyre, sepse nuk morën ndonjë ndihmë mjekësore, Trumpit aq i bën. Ose ata që e konsiderojnë pakujdesi që presidenti ende nuk kërkon që të mbahen me detyrim maska në të gjithë vendin. Trumpit nuk i interesjnë as ata, sepse për të ata janë gjithsesi të humbur.

Ines Pohl

Duke e parë këtë vend nga jashtë, dikush mund të mendojë se këtu mbretëron një çmenduri e kulluar. Në lëvizje në rrugë, të duhet të konstatosh: taktikat e Donald Trumpit po funksionojnë për t’i mbajtur mbështetësit e tij në linjë. Pavarësisht ajo që ndodh, ata do ta mbështesin Donald Trumpin, po të jetë shëndoshë, për të vazhduar të luajë lojërat e tij taktike.

Në fund, vendimtare do të jetë nëse sjellja e Donald Trumpit motivon mjaft njerëz për ta nxjerrë atë nga Zyra Ovale. Vetëm aftësia për të tërhequr e Joe Bidenit nuk do të mjaftojë. Ai ka nevojë për mbështetjen e kundërshtarit të tij, për t’i çuar në kutitë e votimit demokratët hezitues dhe jo-votuesit.

DW



1 Comment

  1. Cudi, t’i futesh arsyeve se pse njerezit mund te votojne Trump dhe te mos permendesh qe ne tre vjet te ardhurat REALE te familjeve te shtreses se mesme jane rritur me mbi 6 mije dollare. Te pasurit per ate pune jane ne shumice kunder Trump. I vetmi problem eshte qe keto lajmet jane online dhe nuk na sherbejne dot per leter higjenike se ia benim hallall DW-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *