• |
ide | kryesore

Guvernatori Sejko: Tkurrja e ekonomisë parashikohet të jetë 7.6%

Lajme, Të fundit
Gent-Sejko.jpg



Ekonomia shqiptare u trondit gjatë pandemisë. Disa nga problematikat kryesore që u evidentuan më shumë, në këtë kohë, ishin: rritja e papunësisë, sektori privat u përkeqësua dhe ekonomisë në tërës u tkurr. Në një konferencë për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaron se rënia ekonomike ka vijuar.

“Pandemia është sfida më serioze në dekadat e fundit. Perspektiva e rikuperimit mbetet e pasigurtë, inflacioni 3 %, aktiviteti ekonomik rënie në 10.2 % në tremujorin e dytë. Papunësia u rrit në 11.3%. Rënia ekonomike ka vijuar”, thotë Sejko. Sipas guvernatorit, Gent Sejko, parashikimi për tkurrjen ekonomike në vendin tonë është 7.6%, ndërsa përmirësimi i situatës ekonomike pritet vitin e ardhshëm.

“Tkurrja ekonomike, BB e BERZH kanë parashkuar një rënie, e cila është në linjë me parashikimet tona. Parashikimi i deritanishëm është deri në 7%, por ndryshojnë javë pas jave, sepse ekonomia është dinamike dhe ne parashikojmë që ekonomia do i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm. Nëse nuk përkeqësohet situata nga Covid. Presim që këto dy-tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike”, shton guvernatori. Guvernatori i BSH-së, thekson se për të kapërcyer krizën duhet të vazhdojmë me politikat fiskale, për të ulur nivelin e borxhit dhe defiçitin buxhetor. Sa i takon blerjes së eurove, Sejko rendit dy arsyet që BSH ka blerë euro para pandemisë për të ruajtur rezervat dhe se mbiçmimi i kursit të këmbimit ndikonte negativisht në nivelin e inflacionit, por situata ka ndryshuar.



1 Comment

  1. Ku eshte tyryfyl..eshte e kote qe na nxirrni kete idiot qe deri ne fund te marsit thoshte se ekonomia do ishte me rritje 3.2%..Miku gomar i vellait drogaxhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *