• |
ide | kryesore

Klosi tregon si i erdhi ideja se “valët e muzikës transmetojnë virusin”

-Instant, Arkiva



Memet dhe humori që pasuan deklaratën se “valët e muzikës transmetojnë koronavirusin” nuk janë pritur aq keq nga autori i shprehjes që bëri xhiron e rrjetit. Blendi Klosi i cili shpjegoi me buzëqeshje në Top Channel se e kishte shijuar humorin dhe memet, megjithëse pranoi se duhet të ishte më i kujdesshëm me fjalët kur del në ekran.

“Nuk është muzika pra, se thonin edhe që ngel shtatzanë po dëgjove muzikë. Kjo është humor, kjo është shumë e bukur. Ose thonin që po të ra zilja e telefonit të sëmur” tha Klosi ndërsa pranoi se në disa raste kishte qenë gati t’i ripostonte memet në rrjetet sociale. Gjithsesi ministri shpjegoi se shkak për ndalimin e muzikës në pandemi është fakti që kjo ndikon direkt në sjelljen e njerëzve dhe duke rritur ndërveprimin ndikon në përhapjen e virusit.

“Më duhet ta them që valët, jo muzika, valët në një ambjent të caktuar krijojnë një dinamikë të caktuar me ambjentin dhe shtojnë rrymat e ajrit që vijnë nga kondicionimi, shtoji lëvizjen ose kur ka muzikë të lartë, njerëzit flasin me zë më të lartë, lëvizin më shumë, djersijnë më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë bashku, dhe kur janë të gjithë këto faktorë, pa dyshim rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo në Shqipëri, por kudo baret dhe jeta e natës janë mbyllur” tha Ministri i Turizmit, që zbuloi se ka kryer studimet për elektronikë. Pikërisht kjo duhet të ketë qenë edhe shkak për deduksionin alogjik. “Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollën e mesme na mësonin se çdo të thotë vala… Në një ambjent në vakum, ku nuk ka ajër, nuk përçohen valët….” u shpreh Klosi në Top Talk.

Si Ministër i Turizmit ai tha se i kërkonte ndjesë komunitetit të muzikantëve, por ndalimi i muzikës ishte një masë që nuk varej prej tij.

“Kam shumë miq në komunitetin e muzikantëve, kam jetuar me muzikën, jetoj, e kam shijuar mzikën. Ndaj tyre duhet një ndjesë e madhe se u turrën të gjithë kundër muzikës se “muzika të vret”, “muzika të bën”. Në asnjë rast nuk është thënë, e as nuk është menduar, nuk ka asnjë deduksion llogjik të mendosh që muzika të dëmton. Muzika si muzikë. “Bethoveni të vret” shkruante një miku im që duhet ta mendosh se si mund t’i shkojë mendja se muzika dhe Bethoveni..

Siç është edhe komuniteti i atyre njerëzve që jetojnë me muzikën dhe e kanë vuajtur në fakt këtë sezon. Janë nga komunitetet më të goditura, sepse ata jetojnë me këtë, është dhe periudha e verës që ata gjenerojnë me shumë buxhet. Por edhe fakti që jeta e njerëzve ka qenë prioritare na ka detyruar ne që të kishim një kufizim për këtë situatë” tha Klosi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *