• |
ide | kryesore

Komisioneri i BE-së i prerë me Ramën: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën ndërqeveritare

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pak ditë pas votimit në parlament të Kodit të ri Zgjedhor, mesazhi i komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Vrhelyi, nga foltorja e parlamentit, është tepër i qartë.


Sipas tij, reforma zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me BE-në.


“Rekomandimet e sivjetshme janë më të qarta. Shtetet anëtare janë konsultuar ngushtësisht gjatë procesit dhe kanë dhënë ekspertizën dhe kontributin e tyre.

Më lejoni të them pak fjalë për raportin vjetor të Komisionit për Shqipërinë që ne sapo e kemi botuar. Ne e kemi thënë se, Shqipëria I ka ndjekur me përpikmëri zbatimin e reformave dhe autoritetet vazhdojnë të demostrojnë angazhimin e tyre për të ecur përpara në rrugëtimin drejt BE. Vendi juaj ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes të të gjitha kushteve që duhen përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Ka filluar zbatimi i reformës në drejtësi, vetting I prokurorëve dhe gjyqtarëve ka vijuar në mënyrë të admirueshme ndaj më lejoni të përgëzoj institucionet e Vettingut dhe OMN, për punën e madhe që kanë bërë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tjera. Po ashtu janë hapur edhe dy proceset e aplikimeve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Lartë ka rifituar kuorumin dhe është funksionale. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka përfunduar krijimi trupave të reja. Ne kemi parë një numër të lartë operacionesh të suksesshme ndërkombëtare.

Si komisioner i zgjerimit kam mirëpritur rezultatet e marrëveshjes së 5 Qershorit 2020 për zgjedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Unë inkurajoj të gjitha palët të mbajnë fokusin këto reforma të domosdoshme për Shqipërinë, përfshirë reformat e parashikuara në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Më lejoni të jem i qartë: Reforma Zgjedhore është kusht për Konferencën e Parë ndërqeveritare”, u shpreh komisioneri për zgjerim.

“Vijimsia e reformave nga ana e Shqipërisë do të jetë shumë e rëndësishme sa i takon kuadrit negociues. Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të pamundur që Shqipëria të ecë përpara në rrugëtimin drejt BE-së”, vijoi më tej Varhelyi.

Ditën e hënë, me 97 vota Pro, parlamenti votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke shkaktuar reagimin jo vetëm të opozitës së bashkuar por edhe të faktorit ndërkombëtar që vinte theksin te respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

Varhelyi mbylli fjalimin duke nënvizuar se Shqipëria ndodhet në një moment kyç.

“Vendi juaj ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve që duhen arritur para konferencës ndërqeveritarëve.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç. Shqipëria gjendet më pranë se kurrë pranë BE-së prandaj kontributi juaj dhe I të gjithë forcave dhe segmenteve të shoqërisë është shumë kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen, prandaj le ta marrim këtë hap.“

Pas fjalimit të mbajtur në Kuvend Varhelyi takoi edhe krerët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizin, Taulant Ballën, Edmond Stojkun dhe Nimet Musai.

3 Comments

  1. Mua nuk me Largojne dot Nga Partia Demokratike, keta Bij Komunistash qe kan marre Peng PD e Fierit..
    Une, jam Juriste ne Profesion, dhe ne Bazohemi ne fakte, dhe jam e gatshme te perballem ne cdo lloj situate.
    Une jam dhe do te mbetem ky femija ne foto, qe do heqi dore nga PD asnje here”, nënvizon Zamira Mernica.

  2. Ne shkrimin e mesiperm citohet Varhelyi te kete thene ne fjalen e tij ne parlament : ” Te gjitha

    institucionet duhet te punojne me njera tjetren per te bere te pamundur qe Shqiperia te ece perpara

    ne rrugen drejt BE-se “.

    I themi z.Varhelyi mos te merakoset per kete se instucionet tona e kane merak vete qe me veprimet

    e tyre te bejne ta pamundur rrugetimin e Shqiperise drejt BE-se. Dhe sa per ate se institucionet

    duhet te bashkepunojne me njera tjetren i themi se bashkepunimi mes institucioneve eshte i shkelqyer

    pasi tek ne te gjitha jane ne nje dore te vetme dhe ashtu si gishtat e dores mblidhen per te cuar tek

    goja, ashtu edhe keto institucione gishta ne doren e KM-se, mbledhin vota, mbledhin pushtet, mbledhin

    para per ” gojen” lubi te KM-se e Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu