• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Shqipëri/162 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Lajme, Të fundit



Situata me koronavirusin në Shqipëri vijon të mbetet e rëndë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 914 testime prej të cilave 162 kanë rezultuar pozitivë. Vatrat kryesore të kësaj të mërkurës janë në Tiranë, në Korçë, Durrës e Shkodër. 4 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 407 numrin e viktimave. Betejën me COVID e kanë humbur një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 9,115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht në spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *