• |
ide | kryesore

Lubonja: Varhelyi duhet të dënonte atë që po ndodh në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se miratimi i Kodit Zgjedhor në Parlament është një strategji e Edi Ramës për të mbajtur më gjatë pushtetin. Lubonja theksoi në News 24, se Rama me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkon që të vazhdojë përçarjen e opozitës.

“Edi Rama me këtë ndryshim synon që të mbajë pushtetin dhe përçarja e opozitës si më 2017, për të ka qenë shumë e rëndësishme, duke mbetur parti e parë. Kjo është e qartë si strategji e Ramës. Ilir Meta reagon më shumë, sepse ndoshta preket më tepër. LSI kishte rritje, për shkak se kishte pushtet.

Ajo që ndodhi më 2017 mund të vazhdojë edhe me PD-në, që edhe Partia Demokratike mund të pakësohet, nëse vota është e atij që është më i fortë për ta blerë. Opozita duhet të luftonte për koalicionet. Kam frikë se Edi Rama do iu marrë të gjitha llogoret opozitës e do i lërë lakuriq fare. Arbitri duket që është me njërën palë, me Ramën. Opozita duhet të bëhet njësh me problemet e popullit. Edhe për Kodin Zgjedhor, opozita duhet të thotë tek ambasadorët që nuk është i drejtë” – tha Lubonja që komentoi edhe vizitën e komisionarit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

“Këtu nuk është çështja e Varhelyi, por e gjithë BE-së që mban ndaj rajonit. BE kërkon që të mbajë narrativën e tranzicionit për interesat e saj gjeopolitike, sipas formulës, që ju keni bërë hapa përpara, por mund të bëni edhe më shumë hapa përpara. Ajo që ka thënë Ralf Gjoni mendoj se është shqetësim që e kanë shumë persona, edhe presidenti e ka thënë, për shumë gjëra në vend, edhe për Kodin Zgjedhor.

BE flet për hapa përpara, ndërsa Shqipëria po bën hapa drejt shkatërrimit. Europa duhet të dënonte këto që po ndodhin, por vazhdojnë me narrativën e tranzicionit. BE do të mbajë unionin, siç kërkon të mbajë Rama pushtetin me narrativën që kam bërë përpara” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Po sa i zoti paska qene ky Ramazoni gjate me jahu. Edhe kte e boni per vete. Anal istat sa here qe hanjne dajak filojn me thone qe arbitri duket që është me njërën palë….

    U bo kater zgjedhje qe po hani dajak. Ne cdo lloj nisme qeveritare apo opozitare keni mbajt anen e gabueme. Reforma ne drejtesi, dalja ng parlamenti, protestat, Astiri, bojkotimi zgjedhjeve, kodi zgjedhor……

    Ne April do e keni xhallin mrena, e jo veten April po per sa kohe ne anen tjeter do jene Fiore holandesi, Muli e Like floriri

  2. Po ai ka ardhur te ndihmoje shqiperine apo te degjoje keta qaramane? Varhelyi S’ka ardhur te denoje apo te degjoje perse opozita dhe Lubonja mendon qe s’duhet te hapen negociatat. Lubonja nuk do te futet ne BE sepse jeton ne nje nga vendet e BE-se. Shume fjale e aspak dhembshuri.

  3. NE SE LEJOHEN KOALICIONET PAS ZGJEDHORE ATEHERE JENI OK ??????????????????????????????????
    KU PO SHKOJME ?????????? BOTA PO BO EKSPERIMENT ME NE , DUAN TE DINE EDHE SA BAJNE KETA KARAT E SHQIPERISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *