• |
ide | kryesore

Meta i rrëfen Komisionerit Varhelyi: Do kthej mbrapsht ndryshimet në Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta konfirmoi se do të kthejë për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor që më herët i ka quajtur anti-kushtetuese. Meta e njoftoi këtë në takimin me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor” – thuhet në një njoftim që shpërndau pas takimit zyra e shtypit e kreut të shtetit.

Meta ka mbështetur para diplomatit europian deklaratat që vijnë nga PPE.

“Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit” – thotë Meta.

Në njoftim nuk thuhet asnjë fjalë të shprehur nga komisioneri Varhelyi në takimin me Metën. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Fotoja eshte takim standard dhe s’do te thote kurrgje!
      POR ajo qe ka ne dore ky robi nga Skrapari eshte te ktheje ligjin ne Kuvend, asgje me shume.
      Kaq. Thjesht ben detyren. Edhe mire me kaq!
      Madje ben mire qe e publikon qe,kete Hansin nga Allemanja, e ka njoftuar!

  1. Ore ti Namuti Kristaq Llumi qeke kopetent i afte per te qene keshilltari i Like koke shqopes…… picke te mizes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *